LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “I penduari” Kristi Pine identifikon bashkëpunëtorët

“I penduari” Kristi Pine identifikon bashkëpunëtorët

Kristi Pine, i penduar i drejtësisë, i dyshuar për vrasje me pagesë, u ka rrëfyer prokurorëve të Krimeve të Rënda, emrat e disa personave me të cilët ai pretendon se ka bashkëpunuar për kryerjen e krimeve.

Burime të besuara, thanë se mbi bazën e rrëfimit të tij, është identifikuar dhe shpallur në kërkim pronari i një lokali në zonën e Unazës së Re, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në të ashtuquajturën si “Banda e vrasësve me pagesë”. Por, detaje të tjera rreth rolit të tij nuk u dhanë.

Banda e të dyshuarve për ekzekutime kundrejt pagesës u godit një javë më parë dhe deri më tani në pranga ndodhen të dyshuarit, Pine, që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, Aleksandër Gora dhe Alfred Q. Ky i fundit është i dyshuar edhe si autor i vendosjes së minës së telekomanduar në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Metodat barbare të ISIS, më e fundit: Turma të shkel dhe tërheqja e trupit me motorra

Close