Home . Aktualitet . I trembur nga Reforma në Drejtësi, Meta gjen ‘fajtorët’ e vonesës së realizimit të saj: Kanë shkelur çdo afat kushtetues! (Ka një mesazh për Ramën)

I trembur nga Reforma në Drejtësi, Meta gjen ‘fajtorët’ e vonesës së realizimit të saj: Kanë shkelur çdo afat kushtetues! (Ka një mesazh për Ramën)

Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se ka sabotuar qëllimisht Reformën për Drejtësi.

‘Ne jemi pa gjykatë kushtetuese sepse Edi Rama në vitin 2017 ka sabotuar krijimin dhe funksionim e Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, që bën rankimin e gjyqtarëve për Gjykatë Kushtetuese dhe për Inspektorin e Drejtësisë.

Në vitin 2017 Ramës nuk i pëlqyen emrat dhe vendosi të bllokojë. Në vitin 2018, unë isha president, organizova shortin, ftova ambasadoren e BE-së, Euraliusin, duke respektuar Kushtetutën edhe duke diskutuar që të ftojmë të gjithë institucionet, të unifikojmë qëndrime.

Ramë dakord, por një ditë para Euraliusi me një letër njoftoi se nuk mund të vijnë në takim, pasi kishin vendim politik. Unë njoftova kuvendin dhe kuvendi e hodhi shortin. Sërish nuk u pëlqyen emrat, nuk e lejuan dhe e shtynë. Flet për reforma në drejtësi e merr në gojë të gjithë miletin dhe prapë nuk erdhën.

Nuk erdhën sepse po t’i pëlqenin emrat kryeministrit, shorti del ok, nëse nuk i pëlqejnë, atëherë nuk është i rregullt.

Unë nuk kam shkelur asnjë afat kushtetues, ata kanë shkelur çdo lloj afat kushtetues për drejtësinë e re.’

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close