LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Ibra: “Duhet ende punë”

Ibra: “Duhet ende punë”

Zlatan Ibrahimoviç ka paralajmëruar shokët e ekipit në lidhje me vështirësinë e ndeshjeve të ardhshme dhe ka deklaruar pas ndeshjes së djeshme të fituar 2-1 ndaj Nantes, se lojtarët duhet të rrisin nivelin e punës dhe të përqendrimit nëse duan të arrijnë objektiva madhorë. Ibra-Kadabra shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e djeshme, duke ndihmuar ekipin e itj të kalojë në raundin tjetër.

“Jemi shumë të lumtur me fitoren. Kemi kaluar në finale, kështu që jemi duke iu afruar njërit prej objektivave tanë sezonale, por asgjë nuk ka mbaruar. Kemi dhe një ndeshje tjetër për të fituar dhe duhet të punojmë për të dhe për të arritur të gjitha objektivat tona për këtë vit” – deklaroi Ibra përpara kamerave.

Loading...