LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . “Il Giornale”: Papa i kërcënuar nga xhihadistët gjatë vizitës në Shqipëri

“Il Giornale”: Papa i kërcënuar nga xhihadistët gjatë vizitës në Shqipëri

​“Ndonjë xhihadist i çmendur, mund të tentojë të qëllojë mbi Papen”. Këtë deklaratë e bëri për gazetën italiane “Il Giornale” Giuseppe Esposito, zv.President i COPASIR (Komiteti për Kontrrollin e Shërbimeve Sekrete Italiane).

Sipas tij në fillim të qershorit Al Baghdadi (kreu i ISIS) u shpreh se edhe Roma ishte në qendër të sulmit pas Vatikani është armik i tyre. Gazeta italiane thotë se shërbimet sekrete e kanë konsideruar vizitën e Papës në Shqipëri me një rrezik të lartë. Sipas tyre kërcënimi mund të vijë nga celulat terroriste në Kosovë, Bosnje apo Maqedoni nga dhe janë nisur qindra ushtarë për “luftën e shenjtë” në Irak dhe Siri. Mendohet që edhe bërthama xhiohadiste kanë qenë të afta të infiltrohen në Shqipëri dhe tashmë mund të jenë prezente në “vendin e shqiponjave”.

Më 19 qershor në faqen e tij në Facebook Safet Kuduzovic’, një predikues boshnjak publikoi një fotomontazh të Papa Franceskut duke shkruar në ballin e tij fjalën “qafir” që për muslimanët është “i pabese”(në foto). Më poshtë ai shkroi një nga rreshtat e Kuranit. Të paktën 210 persona i bënë “like” këtij postimi madje persona që simpatizojnë Shtetin Islamik hodhen edhe flamurin e zi poshtë kësaj fotoje.

“Për momentin nuk ka të dhëna konkrete për ekzistencën e një celule terroriste në Shqipëri por nuk përjashtohet mundësia e ekzstencës së ndonjë “ujku të vetmuar” – tha Espozito duke shtuar: “Siguria e Atit të Shenjtë është përforcuar”.

Dy ditë më parë ISIS u bëri thirrje mbështetësve të tij në Europë që të qëndrojnë gati me këmishët me eksploziv. Më pas u vra edhe pengu britanik. Ambasadori iraken në Vatikan tha gjithashtu se: “Papa është një shënjestër. Analistët tanë të shërbimeve inteligjente japin indicia në këtë drejtim”. Sipas “Il Giornale” vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri është shqetësim. Për këtë flasin edhe shërbimet izraelite që nënvizojnë arrestimet e bëra nga policia shqiptare e cila ka dërguar në burg 7 rekrutues të luftëtarëve për në Siri. Aty tashmë numërohen të paktën 300 luftëtarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Më 29 dhe 30 nëntor Papa Francesku do të vizitojë Turqinë, një tjetër vizitë me rrezik të lartë ndërsa vitin e ardhshëm ai do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagon Vatikani: Nuk ka rrezik në Shqipëri

Pas këtyre lajmeve ka reaguar menjëherë Selia e shenjtë në Vatikan. Zëdhënësi i Vatikanit at Federico Lombardi u tha gazetarëve se nuk do të ketë masa shtesë të sigurisë gjatë vizitës së Atit të Shenjtë në një vend musliman si Shqipëria. Sipas Lombardit, Papa do të shëtitë sërish me makinën e tij të hapur që përdor në sheshin “Shën Pjetër” të cilën do ta përdorë edhe në sheshin qendror të Tiranës. Sipas Lombardit ka një shqetësim të përgjithshëm që vjen nga Lindja e Mesme dhe ISIS por “nuk ka asnjë kërcënim specific që të na detyrojë të ndryshojmë axhendën e Papës gjatë këtij turi”./lapsi.al/

Loading...