LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ilaçet në QSUT, kërcënohet me jetë Galdini: “Nëse s’mbyll gojën, do të hash plumbin”

Ilaçet në QSUT, kërcënohet me jetë Galdini: “Nëse s’mbyll gojën, do të hash plumbin”

Kërcënohet me jetë Arian Galdini, denoncuesi i skandalit të abuzimit me barnat në QSUT. Pedagogu i universitetit “Luarasi”, nismëtar i forumit “Unë dëshmoj, unë akuzoj” për rastet abuzive në sistemin e shëndetësisë në vend, është kërcënuar pranë banesës së tij në Tiranë. Ngjarja e cila tashmë është denoncuar në Policinë e Tiranës, ka ndodhur mbrëmjen e të hënës pranë banesës së pedagogut, në zonën e Freskut në Tiranë. Galdini është penguar të futej në hyrjen e pallatit të tij nga katër persona të panjohur për të, që “i kishin zënë pritë për ta kërcënuar”. Nën kërcënim fizik, duke e kapur edhe në pjesën e fytit, ata i kanë kërkuar të ndërpresë fushatën e tij të denoncimeve, duke i thënë se në të kundërt do ta vrisnin. Faktet në fjalë janë bërë të ditura për organet e rendit mbrëmjen e djeshme, kur Galdini ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë atë që i kishte ndodhur. Në orën 18:00, Galdini njoftoi në profilin e tij në “Facebook” se po denonconte në polici një kërcënim me jetë të bërë ndaj tij.

“Jam në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të denoncuar kërcënimin me jetë që më është bërë. Shpresoj që edhe mediat të jenë të vëmendshme dhe të ndërgjegjshme e të më mbështesin në këtë moment. Sapo të mbaroj këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, do të shkruaj sërish. Unë nuk tërhiqem. Beteja vazhdon”, thuhej në shënimin e Galdinit. Më vonë, ai njoftoi publikisht dorëzimin e kallëzimit në Polici, ndërsa shprehu besim se organet e rendit do të punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Prej disa ditësh, Galdini është bërë nismëtar i një forumi qytetar për denoncimin e rasteve abuzive të përdorimit të ilaçeve apo të protokolleve mjekësore në sistemin e shëndetësisë. Rasti i parë i denoncuar prej tij i përkiste një të afërmi të pedagogut, i cili ishte trajtuar për tumor me një medikament të
siguruar në farmacinë e QSUT­së në Tiranë. Një analizë e kryer më vonë jashtë Shqipërisë kishte zbuluar se pacienti, nuk kishte asnjë gjurmë të medikamentit të pretenduar në gjak.

Gazeta “Panorama” kontaktoi me pedagogun Galdini përmes telefonit, pasi ai kishtepërfunduar denoncimin e tij në Drejtorinë e Policisë. Ai në një intervistë për gazetën shpjegoi kallëzimin që ka bërë dhe kërcënimet e presionet për shkak të denoncimeve që ka bërë së fundi për abuzimet në shëndetësi.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Treni godet makinën, bilanci 7 të vdekur

Close