LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ilir Beqaj: Investimet 40 mln euro për QSUT

Ilir Beqaj: Investimet 40 mln euro për QSUT

Investimet në godinat e spitaleve brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pritet të fillojnë që nga ky vit. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj tha se në harkun kohor të dy viteve do të investohen të paktën 40 milionë euro. Ndërkohë që ju ka bërë apel shefave të shërbimeve por edhe mjekëve që të mirëmenaxhojnë, aparaturat, pajisjet mjekësore si dhe barnat, pasi disponohen rezerva që nuk janë vënë në përdorim. “Projektet do t’i fillojmë që këtë vit, kirurgjia e re, spitali i sëmundjeve të brendshme, spitali i pediatrisë, dhe i onkologjisë. Bashkë me përgatitjet me sistemin e plotë të furnizimit të spitalit.

Nuk duam të kursejmë nëse ju duhet të kërkoni teknika të reja për informacion në QSUT dhe më mirë aty tek ju nuk ka si të bëhet tjetër dhe jo vetëm në shëndetësi por edhe në Shqipëri. Unë besoj se kemi rezerva edhe brenda asaj çfarë kemi sot disponibël me mjetet financiare dhe materiale dhe me burimet njerëzore” tha Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë. Ndërkaq kreu i shëndetësisë ka përcjellë një mesazh mes personelit mjekësor të QSUT-së, se mjekët që kanë mbushur moshën e daljes në pension duhet të lënë punën. “Dalja në pension ose plotësimi i kushteve të pensionit është një ngjarje e parashikuar në jetë.

Ju lutem përpiquni të mi reduktoni kërkesat për të punuar edhe pas moshës së pensionit” tha Beqaj, ministër i shëndetësisë. Nga ana tjetër, shefat e shërbimeve të qendrës më të madhe spitalore në vend, kanë renditur një sërë problemesh me të cilat ata duhet të përballën çdo ditë. Pikërisht për këtë arsye, ata kanë kërkuar nga drejtuesit të ndërhyhet për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve.

“Kërkohet ulja e përdorimit të antibiotikëve, por unë jam i detyruar ti përdor ato për vetë faktin se kemi infeksione spitalore. Në rastet kur të sigurohet steriliteti dhe investime në sallat e operacioneve atë herë ne mund të ulim konsumin e tyre: ka pohuar Edmond Kapedani, shefi i Kirurgjisë Vaskulare. Ndërkohë për shefin e shërbimit të reanimacionit, Ilir Ohri problem është mungesa e infermierëve, pasi sot një infermier duhet të përgjigjet deri në 50 pacientë. Një tjetër shqetësim për të cilin mjekët kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë edhe rastet urgjente të pacientëve që iu vijnë nga spitalet private në gjendje të rëndë.

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
Protesta e opozitës, policia: Ja masat që do të merren

Close