LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Ilir Meta: “Faji i Berishës që na marrin për islamikë”

Ilir Meta: “Faji i Berishës që na marrin për islamikë”

Kryeparlamentari Ilir Meta e ka pasur “dorën” e rëndë dje kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI. Për më tepër, i ka kujtuar se për shkak se Shqipëria është anëtarësuar në Konferencën Islamike në kohën kur Berisha ishte president, në Holandë ka keqkuptime se Shqipëria mund të jetë një vend islamik.

“Deri një ditë përpara se Partia e Lirisë në një vend shumë të nderuar, mik dhe aleat si Holanda, që është jo vetëm forca kryesore opozitare, por e cila edhe kryeson në sondazhet më të fundit atje, që ka në program jo futjen e Shqipërisë në BE, por ka nxjerrjen e Holandës nga BE, ku disa nga drejtuesit e saj, për fat të keq, ndoshta edhe të painformuar por ndoshta dhe për arsye politike, përdorin edhe një retorikë kundër vendeve si Shqipëria, që s’ka asnjë lidhje me realitetin, duke i akuzuar si vende islamike që nuk i duhen Evropës dhe ku përfaqësuesit nga më të lartë të saj kanë bërë të qartë se si mund të hyjë në Evropë një vend që është anëtar i Konferencës Islamike, firmën për të cilën e ka hedhur z.Berisha”, akuzoi drejtëpërdrejt Meta ish-aleatin e tij në qeverisjen e kaluar, Berisha për arësyet e qëndrimit të Holandës kundër dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë.

Duke i kujtuar dhe njëherë në mënyrë indirekte se nëse bëhej fjalë për gjetjen e fajtorit për shtyrjen e statusit për në qershor të vitit të ardhshëm, ai është vetë Sali Berisha firmnatari i anëtarësimit në Konferencën Islamike të Shqipërisë në qeverisjen e parë të tij. Meta e fton Berishën të shkojnë në Holandë dhe ti sqarojnë për këtë keqkuptim. “Shqipëria është në Evropë dhe do të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar në të ardhmen dhe me kontribute të veçanta dhe të spikatura.

Dhe kjo është një çështje e padiskutueshme dhe e pakthyeshme. Unë personalisht do ta ftoj z.Berisha të vijë me mua në Holandë dhe të punojmë, t’i sqarojmë edhe këta politikanë që unë përmenda dhe ai mund t’i sqarojë edhe më mirë se unë, sepse Shqipëria vërtetë është anëtarë e Konferencës Islamike ashtu sikurse është anëtare aktive, dhe e ka për nder këtë, e Frankofonisë apo edhe në shumë organizata të tjera”, deklaroi Meta.

Për të cilin Shqipëria në radhë të parë është një vend evropian dhe ajo që Shqipëria mund t’i japë Evropës, ajo që i duhet Evropës akoma më tej s’janë ndarjet fetare por bashkëjetesa dhe toleranca. “Tolerancën siç mund t’ia japë Shqipëria nuk mund t’ia japë asnjë vend tjetër i Evropës dhe asnjë vend në Bashkimin Evropian. Është kjo vlerë e tolerancës dhe e bashkëjetesës që e bën Shqipërinë edhe sot të jetë aktori kryesor për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria do të vazhdojë në këtë drejtim. Këto ishin disa çështje për statusin”, ka deklaruar Meta. I cili ka tentuar të mos lëëë asnjë hapësirë manovrimi me sa duket për Berishën që të akuzojë sërish të majtën për shtyrjen e statusit për në qërshor të vitit të ardhshëm.

Loading...
More in Kryesore, Politike
Kontrata e CEZ: Çekia, mosnjohja e borxhit, bllokon marrëveshjen me BE

Close