LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ilir Meta: Kënaqësi e madhe, të kem shok Çim Pekën e Bes Kallakun. Të shihni presidentët e tjerë, ju bie të fikët

Ilir Meta: Kënaqësi e madhe, të kem shok Çim Pekën e Bes Kallakun. Të shihni presidentët e tjerë, ju bie të fikët

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo.

Mes të tjerave ai është pyetur edhe për çmenduritë e verës, kur nuk kishte ditë të mos postonte ndonjë foto me qen, mace, vetë ai lakuriq, apo me Çim Pekën e Bes Kallakun.

“Asnjëherë mos prisni nga unë që në sezonin e plazhit të shëtis buzë detit me kostum e kollare, për t’u dukur si shtetar.

Në jetën e përditshme dhe në kohën e lirë jam i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sjelljen prej shtetari e tregoj përmes detyrës që kryej.

Kënaqësi për mua që në kohën e lirë të shoqërohem me aktorë humori dhe artistë, gazetarë dhe sportistë, por dhe njerëz të thjeshtë kudo në bregdet dhe sidomos në malet e Shqipërisë.

Megjithatë kam qenë modest në postimet e mia pasi po të shikoni postimet e shumë figurave të tjera dhe Presidentëve të ndryshëm të botës, do ju binte të fikët”, tha Meta.

I pyetur nëse këshilltarët e tij janë dakort me këto dhe a ndikojnë tek ai, Meta shprehet:

“Kam këshilltarë dhe njerëz të afërt të cilëve u marr mendime për çështje të ndryshme në raport me punën dhe përgjegjësitë që ka institucioni i presidentit të Republikës, por pa u lejuar të më ndërhyjnë në raportet e mia me macen time të dashur Sasha apo në “dashurinë” time më të fundit Celtic FC”.

Loading...
More in Aktualitet, Metro
Baton Haxhiu i përgjigjet Berishës e Metës: Të bëhen bashkë me fis e farë, e nuk kanë aq referencë patriotike sa unë

Close