Home . Aktualitet . Ilir Meta: Rama provokoi përplasje në 30 qershor, por mirë që isha unë

Ilir Meta: Rama provokoi përplasje në 30 qershor, por mirë që isha unë

Ilir Meta ka folur sërish për përpjekjet e tij për të qetësuar situatën dhe për të hapur një mundësi që zgjedhjet të bëheshin me opozitën në 30 qershor.

Meta u shpreh se para zgjedhjeve Rama bëri fjalime provokuese që mund të sillnin pasoja.

“Fjalët e tij do të sillnin pasojat që mund të shkonin në një konfrontim që mund të sillte pasoja të rënda për Shqipërinë.

Të ketë parasysh se kur flet nga Berati dhe kur opozita ka mijëra në shesh, duhet të ketë parasysh edhe ata policët që ndodhen aty.

Ai duket se nuk i ka ndjekur këto këshilla e përpjekje të mia, por ka qenë i interesuar për të shkaktuar një konflikt, për të vënë opozitën para një fakti të kryer.

Rama shpesh ka bërë edhe veprime jashtë realitetit”, – tha Meta.

“Për sa i takon çështjes së tryezës, objektivi im ka qenë zgjedhjet me të gjithë. Mendimi im ka qenë që zgjedhjet pa opozitën janë një çmenduri.

Unë doja të krijoja një dritare që opozita të futej në zgjedhje.

Edhe kërkesat e opozitës që po nuk iku ky nuk hymë në zgjedhje nuk janë demokratike. Edhe hetimi i munguar i dosjeve është karagjozllëk.

Edhe Rama kishte interes që të hetoheshin këto dosje dhe njerëzit e përfshirë të ishin para përgjegjësisë” – tha Meta.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close