LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Impianti i pasurimit të mineraleve në Has, Gjiknuri: Qeveria, nxitje për investimet

Impianti i pasurimit të mineraleve në Has, Gjiknuri: Qeveria, nxitje për investimet

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, gjate inaugurimit te impantit per pasurimin e mineraleve ne fshatin Perollaj të komunës Golaj të Hasit, theksoi se kjo industri duhet të kthehet në rrugën e zhvillimit dhe nxiti kryerjen e investimeve dhe afrimin e sipërmarrësve në këtë degë të ekonomisë.

“Jemi këtu për të dhënë mesazhin se industri të tilla serioze, dhe investitorë që duan të pasurojnë mineralet që mund të jenë në këtë zonë të varfër, të shfrytëzojnë këtë fabrikë duke shtuar punësimin, duke shtuar investimet në këtë zonë e duke e zgjeruar zinxhirin e lidhjes me minierat e tjera në mënyrë që aktiviteti i kromit të zhvillohet në këtë zonë”- tha Gjiknuri.

Ai premtoi se qeveria do të bëjë maksimumin që investitorë të huaj dhe që kanë qëllime konkrete për ndërtimin e këtyre fabrikave dhe impianteve, të inkurajohen sa më shumë.

Ngritja e kësaj fabrike është realizuar falë bashkëpunimit të disa kompanive, investim që arrin në 3 milion dollarë me një kapacitet përpunues, më shumë se 100 mijë ton krom në një vit.

Drejtuesi i kompanisë, Isuf Ukperaj deklaroi se ky impiant do t’i japë kësaj zone në vështirësi ekonomike, një mundësi zhvillimi ndërsa do të punësohet një numër i konsiderueshëm banorësh

Loading...
More in Ekonomi
Legalizimet, Rama: Situata tronditëse
Close