LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Impotenca është sëmundje

Impotenca është sëmundje

Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë lojëra në seks. Dhe në rastet kur Ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull.

Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë duhet parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Mund të ndodhë edhe që ai të ketë probleme që lidhen me ereksionin, shpjegojnë seksologët. Për shumë meshkuj, problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë. Në këto raste duhet të përpiqeni që fillimisht ta bëni atë të ndihet rehat dhe të mos ndihet keq nga ky problem.

I thuaj që mund ta ndihmosh dhe të organizoni lojëra në krevat të cilat e ndihmojnë atë të arrijë atë që dëshiron. Përpiqu ta kuptosh. Lëre që ai të tregojë fantazitë e tua seksuale që e ndihmojnë atë të ndihet komod në seks, pra të arrijë ereksionin. Madje edhe në rastet kur disa gjëra nuk ju pëlqejnë duhet të punoni me një strategji të kujdesshme për t’i treguar se kjo që ai kërkon mund të realizohet, por do shumë pune.

Filloni të përkëdheleni në krevat dhe asnjëherë mos tentoni të prishni marrëzitë e shtratit. Me këtë praktikë duhet të vazhdoni aq shpesh sa të kuptoni që ajo që bëni nuk është më një problem, por është pjesë e lojërave tuaja në krevat, për këtë qëllim askush nuk duhet të ndihet i përçmuar. Sigurisht për rastet kur ai është vërtet impotent, gjëja e parë që duhet të bëni është mjeku.

Në jetën në çift nuk është problem i vetëm impotenca por mund të hasen edhe çrregullime të tjera. Këto çrregullime janë dëmtime që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual të cilat pengojnë partnerët të shijojnë kënaqësinë që lind gjatë aktivitetit seksual.

Çrregullimet mund të lindin në çfarëdo lloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka pasur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual, ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit seksual. Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të përbashkëta.

Faktorët emocionalë përfshijnë probleme të të dy partnereve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit të hapur midis tyre, kurse faktorët psikikë përfshijnë ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat post seksit etj.

Në shkaqet fizike do të përmendja drogat e ndryshme (narkotikët, stimulantët, alkoolin, nikotinën, antihistaminikët), çrregullimet të lidhura me dhimbjen e mesit, prostatën, traumat, çrregullimet endokrinë kryesisht tiroide, hipofize dhe gjëndrës mbiveshkore, si dhe sëmundjet e ndryshme. Një risk i shtuar ndodh tek diabetikët, njerëzit që abuzojnë me alkoolin e drogat e ndryshme dhe ata që kanë disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin përreth.

Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual. Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20- dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla.

Seksi si antistres

Lidhur me mënyrën se si jemi mësuar t’i shohim dhe t’i perceptojmë gjërat, është krijuar mendimi se është mashkulli ai që duhet të ndërmarrë hapin e parë për fillimin e raportit seksual. Për femrat, nëse prestacionet e mashkullit të tyre janë të larta, kjo është diçka shumë e kënaqshme. Kjo sjellje e mashkullit shpesh lind nga modelet tradicionale të virilitetit, të cilat janë të rrënjosura thellë në karakterin e tij, në momentin që kjo skemë seksuale nuk ndiqet mashkulli shqetësohet dhe shpesh nuk mundet ta vazhdojë marrëdhënien. Ky moment është zhgënjyes për të dy partnerët. Zgjidhja e problemit duhet gjetur në thjeshtësinë e të menduarit: përfytyroni dy kafshë të cilat janë të gatshme për t’u çiftëzuar. Ato nuk mendojnë dhe nuk kanë komplekse ndaj njëri-tjetrit, por ndjekin instinktet, të cilat po do të dish t’i dëgjosh brenda teje, do të të falin kënaqësinë që kërkon. Mbyllni sytë dhe thjesht veproni.

Loja dhe harmonia seksuale
Sidomos për meshkujt e pamësuar loja seksuale mund të perceptohet si kërcënim ndaj virilitetit të tyre, ndaj nuk duhet të jeni shumë direkte në atë çfarë kërkoni. Sidomos në fillimet e lidhjeve një mënyrë e tillë do të ishte antiproduktive, pasi harmonia seksuale do të prishej. Zgjidhja në këto raste do të ishte një hap mbrapa. Duhet të tërhiqeni në skutën tuaj dhe t’i lini partnerit kohë për të vepruar. Kjo nuk do të thotë se duhet të ktheheni në pasivitet, por t’i shprehni dëshirat tuaja në një mënyrë sa më të ëmbël dhe joshëse. Kjo nuk do të jetë e vështirë, duhet vetëm të jeni vetvetja, të jeni femra. Secili duhet të jetë i lirë të kryejë siç i pëlqen marrëdhënien seksuale, kur bëhet fjalë për kënaqësinë e seksit, nuk ka tolerancë apo lëshime. Krevati nuk është vendi për altruizëm. Duhet bashkëpunim, është pothuaj një marrëveshje e heshtur, e pathënë me fjalë, është gjuha e trupit që flet.

Tërheqja mes dy partnerëve
Gratë tërhiqen instinktivisht pas formash trupore që tregojnë gjene të mira. Kështu që gruaja do të parapëlqente më tepër një burrë me shpatulla të gjera dhe bel të hollë – një shenjë e sigurtë si e forcës fizike, ashtu edhe e një sistemi të mirë imunitar. Por ne i zbulojmë partnerët e mundshëm në një mënyrë më të zhdërvjellët. Në New Castle University iu kërkua femrave të mbanin për disa ditë të tëra një bluzë me mëngë të shkurtra. Meshkujt u ftuan pastaj të zgjidhnin atë bluzë që ata mendonin se mbante erën më të mirë. Pothuajse pa ndonjë ndryshim, meshkujt parapëlqyen erën e grave që kishin një sistem imunitar krejt të ndryshëm nga i tyri. Kjo është kuptimplotë nga ana evolucionare, fëmijët e lindur prej prindërish që kanë sisteme të ndryshme imunitare kanë gjasat më të mira t’i luftojnë vetë sëmundjet. Studimet e fundit kanë zbuluar se ekzistojnë disa arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë jo vetëm te bukuria, por edhe në shëndet.

Loading...