LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Impotenca “spiunon” mundësinë për infarkt

Impotenca “spiunon” mundësinë për infarkt

Sipas studimeve, burrat mbi 50 vjeç me probleme impotence, kanë një rrezik më të madh për sëmundje të zemrës, apo infarkte në harkun kohor prej 4 vitesh.

Këto të dhëna janë publikuar nga revista “Heart” në fund të muajit Prill dhe sipas artikullit, është e vërtetë dhe e anasjellta, që pacientët me probleme zemre, kanë një probabilitet prej 46%  më të lartë për të vuajtur nga shqetësimet seksuale.

Specialistët thonë se impotenca është një këmbanë alarmi për shëndetin e zemrës.

“Shqetësimet seksuale tek meshkujt janë në rritje dhe ato nuk minojmë vetëm marrëdhëniet në çift, por shpesh janë të lidhur dhe me sëmundje të zemrës, të metabolizmit, si dhe me probleme urinare. Pikërisht këto probleme të jetës seksuale, janë shpesh “spiunët” më të saktë për të kuptuar nëse aparati kardio-vaskular funksionon si duhet, apo jo, thonë mjekët.

Loading...
More in Shendeti
Këto 8 fakte për spermën do ju lënë gojëhapur

Close