LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Indi, përdhunohet 9-vjeçarja, në gjendje kritike për jetën

Indi, përdhunohet 9-vjeçarja, në gjendje kritike për jetën

NEW DEHLI – Një vajzë nëntë vjeçare është në gjendje kritike për jetën pas përdhunimit brutal nga një i ri. Ngjarja e tmerrshme ndodhi pasditen e së dielës, kur ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj, në New Delhi, Indi.

Vogëlushja ishte së bashku me katër shoqet e veta, kur i është afruar një 25-vjeçar, i cili pasi e shpi në një vend të izoluar, e përdhunon. 9-vjeçarja u gjend disa më vonë nga nëna e saj, e cila e shpuri menjëherë në spital.

Ajo ndodhet në gjende tepër të rëndë, pas lëndimeve të brendshme, që mori nga përdhunimi. Agresori u identifikua dhe arrestua nga policia.

Përdhunimet janë bërë shumë të shpeshta kohët e fundit në Indi. Rreth një vit më parë një studente humbi jetën pas përdhunimit nga dy të dehur në një autobus.

Loading...