LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Indi, treni përfshihet nga flakët 9 të vdekur, pasagjerët në gjumë

Indi, treni përfshihet nga flakët 9 të vdekur, pasagjerët në gjumë

NEW DEHLI  Të paktën 9 persona kanë humbur jetën natën e të martës, 7 janar 2014, në Indi, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një tren Maharashtra.

Treni po udhëtonte nga Mumbai për në Dehradun, kur vagonët me pasagjerë janë përfshirë nga flakët.

Viktimat e kësaj tragjedie kanë qenë në gjumë gjatë momentit të zjarrit dhe disa prej tyre kanë humbur jetën nga plagët e rënda, ndërsa disa të tjerë nga asfiksimi.

Gjithashtu edhe në një tjetër tren në Indi, që udhëtonte nga New Delhi për në Lucknow, është përfshirë nga një masë e madhe tymi, si pasojë e një defekti në sistemin e frenimit.

Në Indi, aksidentet në rrjetin hekurudhor shtetëror, janë shumë të shpeshtë. Hekurudha ka nën mbikqyrje pothuajse 9 mijë trena pasagjerësh, duke transportuar rreth 18 milionë pasagjerë në ditë.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Haxhinasto: Shlyejmë 120 mln $ borxhe. Tregu ajror u liberalizua
Close