LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . “Infrastruktura për Shqipërinë që duam”/ Rama tregon rrugët e reja që do të ndërtohen në Shqipëri nga Veriu në Jug

“Infrastruktura për Shqipërinë që duam”/ Rama tregon rrugët e reja që do të ndërtohen në Shqipëri nga Veriu në Jug

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me grupet e interesit kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018.

Qeveria do të ketë një politikë agresive për sistemin e kontratave në ndërtimin e rrugëve, për “të mos lënë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime”, është shprehur kryeministri Edi Rama, në takimin e buxhetit për Infrastrukturën.

Ai tha se kanë nisur penalizime për supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në dëmin ndaj buxhetit të shtetit, teksa e ka quajtur të papërgjegjshëm administrimin nga ana e drejtorisë së rrugëve.

“Politikë agresive për sistemin e kontratave që të mos lënë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime për sistemin e supervizionimit, që është problem themelor në këtë vend dhe do të jemi me tolerancë zero ndaj gjithë supervizorëve dhe njëkohësisht do t’i japim fund historisë së akumulimit të borxheve që fatkeqësisht na shoqëroi dhe në këtë periudhë për shkak të supervizorëve të papërgjegjshme dhe administrimi të papërgjegjshëm të drejtorisë së rrugëve. Ne kemi nisur procese penale për ata supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë dëm ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje flagrante të ligjit të buxhetit të shtetit dhe do të vazhdojmë të çojmë para drejtësisë këdo prej tyre që ka marrë pjesë në këtë shkleje”, tha Rama.

“Planifikimi ka qenë i mangët, projektet të mangëta, po ashtu edhe kontratat dhe në fund produkti është i mangët. Ne kemi një buxhet, 42% më i lartë për financimin e infrastrukturës, do të thotë jo pak, edhe pse nuk është i mjaftueshëm për ndryshimin që duam. Nga 2018 do financohen 10 segmente nga buxheti i shtetit

Në 4 vitet e ardhshme ne do i dalim, parashikojmë rritje të buxhetit, pasi do të ketë rritje të të ardhurave, por kemi edhe projektin e 1 mld dollarësh” deklaroi ai.

Kryeministri tregoi edhe akset e reja rrugore që po ndërtohen dhe do të ndërtohen gjatë këtij mandati, duke nisur nga hyrja e Tiranës, në Tepelenë, Himarë, Korçë, Fier, Vlorë dhe Dibër.  Rama u shpreh se janë 10 segmente të rëndësishme që do të mbulohen nga buxheti i shtetit për 2018. “Do çojmë para projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. By-pass-in e Tepelenës, do të përfundojmë rrugën Korçë-Ersekë, do të garantojmë By- Passet e Fierit dhe të Vlorës.

Do të finalizojmë kontratën dhe do të fillojmë punën për rrugën e Arbrit. Milot-Balldren, Tiranë-Thumanë përmes Vorës, Kardhiq-Devlinë, një pretim i përsëritur nga të gjitha partitë, ka ardhur koha për t’i dhënë drejtim, më tutje aksin e ri Kashar-Rrogozhinë drejt Vlorës. Do përfundojmë dhe rrugën e lënë rrugëve Milot-Rreshen. Do të krijohen mijëra vende pune, ka thënë Rama.

Kryeministri deklaroi se do të fillojë edhe rruga e Thethit dhe rruga Shengjin-Velipojë

Shefi i qeverisë deklaroi se do të dërgohen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e ARRSH që kanë abuzuar me ligjin për buxhetin.

Kemi filluar proceset penale për supervizorët dhe zyrtarët e përfshirë në abuzime ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje të ligjit. Do të çojmë para drejtësisë për atë që ka marrë pjesë në këtë shkelje të papranueshme.

Nuk ka zyrtarë ARRSH që mund të hapë buxhet me firmën e tij duke i ngarkuar borxhe qeverisë, ndërkohë që ligji është i qartë dhe ka kufij të kapërcyeshëm edhe nga vetë qeveria” deklaroi ai.

***

Rama prezanton projektin për modernizimit të infrastrukturës kombëtare

INFRASTRUKTURA PËR SHQIPËRINË QË DUAM – Me kompani dhe sipërmarrje për çeljen e kapitullit të ri të modernizimit të infrastrukturës kombëtare, përmes Buxhetit 2018 dhe Progamit 1 Miliard për Rindërtim“, deklaroi Rama

Loading...
More in Ekonomi, Politike
Shqipëria, plumba për NATO-n. Do prodhohen në Mjekës

Close