LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Infrastruktura/ Si do ta ndikojnë investimet e qeverisë ekonominë shqiptare?

Infrastruktura/ Si do ta ndikojnë investimet e qeverisë ekonominë shqiptare?

Infrastruktura konsiderohet nga ekspertët e fushës si një term heterogjen që përfshin si “infrastrukturën sociale” (pra shkollat, kopshtet, spitalet), ashtu edhe  “infrastrukturën ekonomike” (tërësinë e elementëve si energjia, uji, transporti, komunikimi dixhital, etj).

Është e vërtetë se shfrytëzimi i energjisë, ujit, transportit, komunikimit dixhital nga industritë dhe bizneset, sjell benefite drejt një ekonomie moderne dhe kompetitive, por nga të gjithë këto ingredientë të suksesit ekonomik, më i rëndësishmi mbetet transporti, vecanërisht ai rrugor.

Sic do të thoshte Ted Conover në librin e tij “Si e kanë ndryshuar rrugët botën tonë”, rrugët janë infrastruktura mbi të cilën varet pothuajse e gjithë infrastruktura tjetër, e për rrjedhojë rrjeti rrugor mund të bëhet ose faktor, ose pengesë e zhvillimit ekonomik. Investimet në infrastrukturë janë konsideruar si nevojë për hapjen e vendeve të reja të punës, për të lidhur fermerët me tregjet e prodhimit, punëtorët me vendet e punës, duke shkurtuar distancë, kohë dhe kostot e transportit për ta dhe bizneset.

Infrastruktura si ingredient në suksesin ekonomik, duket se ka përfshirë seriozisht qeverinë shqiptare. Në javën që lamë pas, të cilën mund ta cilësojmë si java e infrastrukturës, Kryeministri Rama ka prezantuar një listë të gjatë projektesh ndërtimi dhe rindërtimi i akseve rrugore, nga veriu në jug, nga Rruga e Arbrit, te opsioni për një tunel përmes Llogarasë.

Por nuk mjafton vetëm të derdhësh para për rrugët. Celësi i suksesit qëndron te të investuarit në mënyrë të zgjuar e strategjike, për një infrastrukturë që ndikon zhvillimin afatgjatë. Ndaj pyetja që shtrohet, është nëse investimet e qeverisë shqiptare, janë të mirë-projektuara, aq sa mund të sjellin më vonë benefite ekonomike?

Më poshtë mund të dallojmë disa benefite, që mund të identifikojmë në secilin nga projektet e propozuara së fundmi nga qeveria shqiptare:

1-  Rritje e volumit të shkëmbimeve tregtare, më pak kosto transporti

Projekti më përfaqësues i një benefiti të tillë është ai për Rrugën e Arbrit, që do ta shkurtonte distancën mes Dibrës dhe Tiranës nga 160 në vetëm 50 kilometra, ose në vetëm 40 minuta. Kjo do të mundësojë jo vetëm integrimin e Dibrës me Kryeqytetin por edhe shtimin e qarkullimit të kapitalit tregtar e financiar dhe më shumë angazhim të kapitalit njerëzor.

Mos harrojmë se rajoni malor zotëron pasuri të shumta nëntokësore, që të shfrytëzuara efektivisht dhe të qarkulluara në treg me më pak kosto transporti, do të ndikonin pozitivisht në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rruga e Arbrit do të influencojë edhe në shtimin e volumit tëinvestimeve në rajon.

Rruga e Arbrit synon të krijojë një korridor ekonomik edhe me Maqedoninë, nëpërmjet Dibrës së Madhe. Aksi i ri shkurton distancën nga kryeqyteti në pikën kufitare me 75 km, duke lehtësuar kështu shkëmbimet tregtare me fqinjët tanë dhe ulur shpenzimet transportuese për bizneset.

2-  Zhvillim bujqësisë, lidhje me tregjet e prodhimit vendas

  • Tashmë është drejt përfundimit, rehabilitimi i plotë i segmentit rrugor Cërrik-Belsh-Kuçovë, me një gjatësi prej 43 kilometra, që kalon në zonën e Dumresë, Elbasan, nga i cili përfitojnë 33 mijë banorët të kësaj zone. Ky është rasti kur fermerët kanë mundësi të arrijnë tregjet më shpejt dhe me kosto më të ulët.
  •  Bypass i Fierit, është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë jugore, per zhvillimin industrial dhe të turizmit. Ai ka nje impakt tërëndësishëm ne bujqësi, jo vetem sepse Fieri eshte rajoni me  rendesishem i prodhimit bujqësor në vend. Aksi rrugor i parashikuar edhe në projekte të mëparshme, por që politika i la vetëm në letër, kalon në perëndim të Fierit, midis qytetit dhe vijës së bregut, duke përfshirë në pjesën më të madhe një fushë që kultivohet e vaditet në mënyrë intensive.

3-   Arterie të reja për ekonominë e turizmit

Ndërtimi i aksit të ri që lidh Shëngjinin me Velipojën do të shmangë udhëtimin e gjatë nga Shëngjini përmes Lezhës për të mbërritur në Velipojë dhe anasjelltas, e për rrjedhojë do të cojë në rritje të turizmit në zonë.

Po të njejtin efekt do të ketë edhe rruga e re e Thethit, e shoqëruar me një paketë financimi për turizmin në atë zonë.

Financimi i vijës bregdetare të Durrësit do të stimulojë përmirësimin e kushteve ku ofrohen shërbimet turistike, po aq sa rindërtimi i Bulevardit të Vlorës dhe fshatrave të vjetër të Himarës apo plazhit të Dhërmiut, do të fuqizojë më tej potencialin e tyre turistik.

4-  Nyje ndërlidhëse zhvillimi, jo rrugë fragmentare

Tradita politike shqiptare e ka dashur që planifikimi rrugor të ketë qënë i mangët, shpesh rrugët ndërtohen në segmente të shkurtra, rrugë fragmentare, pa asnjë plan strategjik për ndërlidhjen e zonave të caktuara.

Por projektet e propozuara nga Kryeministri Rama, në shumicën e tyre dallojnë si segmente që përshkojnë me gjatësinë e tyre, qytete, fshatra dhe rajone, duke krijuar një rrjet kapilar ndërlidhjeje dhe shërbyer si nyje zhvillimi, për secilën nga zonat ku takohen.

Konkretisht, ndërtimi i Tiranë-Thumanë përmes Vorës, apo Kardhiq-Devlinë, më tutje aksin e ri Kashar-Rrogozhinë drejt Vlorës, shkojnë tej për tej për të integruar aktivitetin e disa zonave të banuara.

Mjafton të kujtojmë se ndërtimi i Bypass-it të Fierit me një gjatësi prej 22 km, do të lidhte autostradat Lushnje-Fier me Levan-Vlorë dhe Levan – Gjirokaster. Ai do t’i shërbente jo vetëm Fierit, por edhe Vlorës, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Bypass i Vlorës, që do të shërbente si nyje lidhëse me korridorin Veri – Jug, është i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë Jugore, zhvillimin industrial, turizmin dhe me impakt në bujqësi për transportin e prodhimeve vendase.

Po ashtu Lungomarja do shtrihet në krahun jugor, në një fazë të vogël në përmasë deri te tuneli, qoftë në krahun perëndimor, në fazën e dytë të rëndësishme deri në fund të Pyllit të Sodës, ndërsa ekistojnë dy opsione në tavolinë, rikonstruksioni i aksit ekzistues Orikum-Llogara-Himarë ose nga një tunel që do kalojë përmes Llogarasë.

5- Më shumë vende pune

I gjithë ky plan investimesh do të krijojë si asnjëherë më parë me mijëra vende pune, teksa për herë të parë, shkruhet e zeza mbi të bardhë se sa para do të shkojnë ku e me cfarë qëllimi.

Kjo lë të kuptohet se bëhet fjalë për një zhvillim gjithëpërfshirës, që fillon nga ndërlidhja e komuniteteve e zonave të caktuara, te intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së volumit tregtar mes tyre, cfarë sjell me doemos, rritje e qëndrueshmëri ekonomike.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
VIDEO/ Intervista, Majko: Me pak guxim, votimi i emigrantëve mund të bëhet realitet

Close