LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . INSTAT/ Eksportet bujqësore rriten me 25% në 2017-n

INSTAT/ Eksportet bujqësore rriten me 25% në 2017-n

Politika shtetërore për të mbështetur me subvencione fermat dhe bizneset bujqësore eksportuese ka konfirmuar pritshmëritë e deritanishme.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2017, sipas të dhënave të INSTAT vërehet një rritje prej 25% e eksporteve bujqësore, nga 16 miliardë lekë të një viti më parë, në 20 miliardë lekë.

Një rritje e tillë konfirmon trendin pozitiv në të cilin kanë hyrë eksportet bujqësore që prej disa vitesh.

Një vit më parë, eksportet bujqësore tejkaluan për herë të parë nivelin e 200 milionë eurove, një rritje kjo me 70% në vetëm tre vjet.

Megjithatë, nëse trendi i sivjetshëm do të konfirmohet edhe në tre muajt e fundit të vitit, atëherë 2017-ta pritet të mbyllet me rreth 250 milionë euro eksporte bujqësore, rreth 15% e totalit të eksporteve shqiptare.

Një shifër e tillë do të konfirmonte bujqësinë si një prej sektorëve më performues të ekonomisë shqiptare dhe njëkohësisht, do të ndihmonte pjesërisht, në kompensimin e rënies së të ardhurave prej eksportit të mineraleve dhe hidrokarbureve, kjo për shkak të çmimit të ulët në bursat ndërkombëtare.

Sa I përket partnerëve tregtarë, Italia ndiqet nga Kosova, Greqia dhe Spanja, sa I përket eksporteve tona bujqësore.

Aktualisht, grupi “ushqime, pije, duhan” është I katërti për nga vlera e eksporteve në ekonominë shqiptare, pas grupit “këpucë dhe tekstile”, “minerale dhe lëndë djegëse” e atij “materiale ndërtimi dhe metale”./lexo.al

Loading...
Mos e Humbisni
Lulziu që na nxiu!

Close