LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Intriga e ushtarëve të Gruevskit në prokurori dështon: Prokurorja Speciale Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

Intriga e ushtarëve të Gruevskit në prokurori dështon: Prokurorja Speciale Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

Kujtojmë se Janeva është arrestuar 3 muaj më parë, nën dyshimet për korrupsion. Ajo dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarisht ekzistonin edhe dëshmi.

Urdhëri për arrestimin e saj erdhi pasi Janeva dëshmoi në rastin “Raket”. Statusi i saj në këtë rast u ndryshua nga dëshmitare në të dyshuar.

Janeva u arrestua me bujë nga prokurorët specialë, ndërsa u dërgua në paraburgim me automjete të shumta të policisë.

Ish prokurorja Speciale Katica Janeva doli nga burgu i Shutkës. Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit, por historia nuk mbyllet këtu.

Gjykimi do vazhdoi dhe shpjegimet e prokurores me prova dhe fakte prej disa faqesh, do verë në rrezik prokurorët e përdorur si ushtarë të Gruevskit dhe shumë shpejt mendohet se do përgjigjen. për videon e pregatitur ndaj kryeprokurores./Fjala.al

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
Dvoranin “m.asakron” Metën ligjërisht pas kallzimit: Kam detyrimin kushtetues dhe ligjor të jem i vetëpërmbajtur, shumë shpejt do pendohet!

Close