LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Intrigantë, mashtrues apo “shakaxhi” të frikësuar?!

Intrigantë, mashtrues apo “shakaxhi” të frikësuar?!

Nga Anri Bala

Mbetesh i habitur me guximin që kanë drejtuesit e shpartalluar, pa asnjë identitet politik të “Partisë Lavjerrësi”, që tani i ka ngelur “zemreku” dhe nuk mund të tunden më, kur tallin veten se do jenë forcë e parë politike dhe si surprizë… do drejtojnë Shqipërinë. Bile, janë shumë të “irrituar dhe të “egërsuar”, sepse një sondazh i mirë paguar nga vetë ata, na i paska “ngrënë hakun”, na e nxjerr “Lavjerrësin” e ndaluar, si forcë të tretë.

Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Sondazhi i paguar në televizionin “Ora News” dhe një italian që nuk e njeh askush në Shqipëri, është i njëjti me sondazhet që mund t’i bëjë kushdo, mjafton t’i jepen ca dollarë dhe euro, e humbet ai që doni ju.

“Lavjerrësi”, si pagator i njohur me bllok dhe pa bllok, me urdhërxhirimi apo me çek, me shpërblim në natyrë apo me lekë, ka paguar për një hall logjik: “Zbehjen e forcës së PDIU-së”, duke e parë si një nga konkurrentët kryesor, në koalicionin me fituesin pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Parashikime si të Baba Vangës, vetëm “Lavjerrësi” i ndaluar mund të bëj. Edhe “fëmijët ruandez”, që në vend të kallashit kanë në dorë një kuletë të LSI, nuk e besojnë se Beni me libra dhe fletore, do të mundte çamët e Tiranës. Vetëm tregëtarët e tregut çam të votonin, minimalisht do të kishin deputetin e tyre në parlament. Ndaj, intriga e paguar nga “Lavjerrësi” i ndaluar del zbuluar, që në momentin kur merr përsipër të parashikoi atë që shikohet.

Duke paguar, Partia e “Lavjerrësit” është kryesuese, pra “forcë e parë”, vetëm në studiot televizive dhe në mediat online e print. Gazeta si Koha Integrimi, Standard Integrimi, Telegraf Integrimi dhe televizione si News24, Klan, Top Channel, Ora News, tashmë janë kthyer në uturak me pagesë, për të na bindur, se sa lartë e hedh shurrën banda e “Lavjerrësit” të ndaluar, herë me Petritin, herë me Luanin, herë me Skifterin e bërë mbret, e herë me Edmondin e bujqësi-kredisë, herë me Edmondin e rrugëve të hajdutërisë dhe përherë me Monikën pronare të partisë.

Imagjinoni, sikur këta persona, pa asnjë integritet politik, të drejtonin Shqipërinë, duke u ndjekur pas nga një tufë nallbanësh e dallkaukësh, të punësuar në administratë në këmbim të votës, e të “arsimuar” pa shkollim tek “Kristalat” apo diku në Tetovë, pa kryer asnjë klasë të arsimit të mesëm.

Imagjinoni deputet në parlament, disa djem e vajza, që nuk kanë asnjë diplomë universitare dhe asnjë përvojë jetësore, që të flasin për ligjet, drejtësinë, ekonominë, të drejtat qytetare dhe ligjet e shtetit të së drejtës. Natyrisht nuk ndodh, sepse “Lavjerrësi” i ndaluar, kësaj here do kthehet andej nga ka dalë… në identitet si parti familjare dhe krahinore.

Daljet me pagesë, duke shprehur “mërzitjen” e madhe për padrejtësinë, që i’u është bërë nga intrigosondazhi i stisur prej tyre, ka për qëllim që të bindi dhe qetësoi votuesit e paguar dhe të shpërblyer se, asgjë nuk do ndodhi, sepse “Lavjerrësi” i ndaluar do fitoi zgjedhjet?!

Kjo është një përrallë, që as vetë ato që e thonë nuk e besojnë, madje sa herë e thonë, habiten me guximin e madh që tregojnë duke gënjyer publikisht pa u skuqur. Por qëllimi e justifikon mjetin. Militantët e punësuar pa asnjë meritë, tashmë e dinë se Lavjerrësi ka ndaluar dhe nuk ka asnjë shans që të ulet përsëri në karriget e pushtetit si “Kingmaker band” dhe për rrjedhojë nuk do ketë as për ta punë… për një votë.

Teoria e “forcës së parë”, është një klithmë në shkretëtirë, për ta dëgjuar ata që janë bashkë me ta në rrugën e humbjes, për të mos i braktisur, sepse ata do “fitojnë”, duke u rrëzuar. Ta imagjinosh, që një forcë politike me pesë vetë dhe turma adoleshentësh do votohet nga 1 milion njerëz, çdo kush që i ka ngelur një fije mend në kokë, të quan të marrë që s’ke shërim, vetëm nga përmasa e ëndrrës që shikon!

Por, edhe të imagjinosh, që ky kacek i fryrë artificialisht nga dy partitë e mëdha, do votohet nga 600 mijë njerëz për të qenë forcë e dytë, është përsëri ëndërr, që kacekun do e shfryjë shumë shpejt… kur t’i dali gjumi. “Lavjerrësi” i ndaluar duhet të çlirohet nga makthi i braktisjes, nga ushtarët me pagesë, sepse ajo do ndodhi, por të luftoi dhe shpresoi të marrë ndonjë kockë nga ajo që meriton… të lëpirë nga ujqërit që ka rreth e rrotull. Orlat pa pupla nuk mund të bëhen shqiponja me flatra, vetëm sepse i ka rënë “flama e pulave” dhe kakarisin si vargan patash!/Zathur.net

Loading...
More in Kryesore, Rekomanduar, Zathur
Berisha del sërish bllof: Makina për të cilën akuzon kryetarin e PS Kavajë, është e dikujt tjetër! Ja dokumenti që e vërteton

Close