LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Investigimi amerikan/ Braçe ka një kërkesë për Bashën: Pse PD nuk padit lobistin amerikan, meqë s’paska lidhje?!

Investigimi amerikan/ Braçe ka një kërkesë për Bashën: Pse PD nuk padit lobistin amerikan, meqë s’paska lidhje?!

Deputeti i Partisë socialiste, Erjon Braçe, është një tjetër zë nga shumica parlamentare që i ka bërë jehonë sot investigimit të amerikanes Mother Jones, e cila ka ngritur dyshime të sa i takon lidhjes së mundshme të Lulzim Bashës me njerëz të afërt të Vladimir Putinit, me qëllim ndryshimin e kursit euro-atlantik të Shqipërisë. Sipas Braçes, nëse PD nuk ka lidhje me kompaninë që ka paguar paratë që të lobojë për opozitën shqiptare në SHBA, atëherë të padisi lobistin që e ka bërë të ditur këtë.

Statusi i Braçes në Facebook:

Partia Demokratike nuk ka nevoj hic te bej deklarata politike;

Tani ne e dime mire, na ndricoi PD me gjithe takemin e saj se,

Edi Rama eshte i poshter, kriminel, trafikant, diktator ndaj dhe Berisha donte ta vriste por nuk e vrau.

Partia Demokratike te bej nje gje fare te thjeshte:

Te tregoje se cila eshte marredhenia e saj me kompanine Binitia Trade, e cila, nga lobisti i saj ne SHBA eshte treguar si burimi i parave te kontrates se tyre!

Vetem kaq!

Nese ka lidhje atehere te tregoje burimin e parave!

Nese nuk ka lidhje ta padise lobistin e saj ne SHBA qe ka perdorur emrin e PD per te pastruar parate e mara nga Binitia Trade!

Eshte shume e thjeshte!

Pa c’eshte Edi Rama tani ne e dime fale PD!

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close