LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Investigimi / Meta “dashnori” i dhënies së qindra titujve e dekoratave, mes tyre diplomates që përbuzi Shqipërinë

Investigimi / Meta “dashnori” i dhënies së qindra titujve e dekoratave, mes tyre diplomates që përbuzi Shqipërinë

Inflacioni i dekoratave është vetëm një nga problemet madhore. Dhënia e titujve, përtej përcaktimit të tyre ligjor një problem edhe më i madh. Shembull: Në 2019-n, u dekorua për “akte heroike” diplomati që përbuzi publikisht Shqipërinë

Të mbash një titull të lartë shtetëror është një nder eksluziv dhe krejt i veçantë në pothuajse çdo vend të botës. Me përjashtim të Shqipërisë… Një fenomen i vjetër, nën drejtimin e Ilir Metës ka kaluar çdo cak, duke bërë që çdo vit, me qindra shqiptarë e dhjetera të huaj të nderohen me urdhërat, titujt e dekoratat më të rëndësishme që akordon shteti shqiptar.

Nga viti 2017, vit në të cilin Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë, faqja e Presidencës ka rreshtur së publikuari listës e përfituesve të secilit prej 12 titujve, që me ligj akordohen nga ana e Presidentit të Republikës.
http://president.al/old/category/akte-ligjore/dekorime/dekorata-e-flamurit-kombetar/

Mjafton një kërkim i thjeshtë, në linkun e mësipërm zyrtar, për të kuptuar se publikisht, dekorata e fundit e akorduar nga Ilir Meta i përket nëntorit të vitit 2017. Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe.

Prej dy vitesh, “qokat” me dekoratat kanë kaluar çdo limit. Një investigim i “Lexo.al” arriti të zbulojë se vetëm në vitin 2019, në faqen e Presidencës janë publikuar emrat e 24 përfituesve të titullit të lartë të “Kalorësit të Urdhërit të Skëndërbeut”.

Presidenca.al nuk ka asnjë detyrim që të publikojë në faqen e saj të gjithë përfituesit, ndaj lista mund të jetë shumë më e gjatë.

Problemi është që Kalorësi i Urdhërit të Skëndërbeut është një medalje e rrallë, që jepet, sipas përcaktimit ligjor të ligjit të dekoratave, vetëm për akte heroike në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.

Lexo ligjin e plotë – http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2017/05/Ligj-nr.112-dat%C3%AB-4.4.2013-i-perditesuar.pdf

Mes përfituesve të kësaj medalje, në 21 gusht 2019 ishte edhe ambasadorja në largimin e Republikës së Greqisë, Eleni Sourani. Një diplomate karriere, e cila ka shërbyer në total në 7 pozicione diplomatike nëpër botë, Sourani u bë e njohur në Shqipëri për disa qëndrime kontradiktore që ajo ka mbajtur. Si në vitin 2016, kur mohoi ekzistencën e një çështje çame apo më tej në 2018, kur denoncoi atë që ajo e quajti një “vrasje shtetërore”, të komandos shqiptaro-grek Kacifa, i cili mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e rendit në jug të Shqipërisë.

Pa paragjykuar figurën e ambasadores greke në Shqipëri, e cila pavarësisht avokatisë së natyrshme që i bën vendit të saj mund të ketë dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, natyrshëm shtrohet pyetja në duhet të dekorohej me të vërtetë kjo diplomate pikerisht me një medalje që posaçërisht vlerëson “aktet heroike” në mbrojtje të Shqipërisë?

Një konsideratë e tillë ngre një shqetësim edhe më të madh. Në Shqipëri nuk abuzohet vetëm me shpërndarje e dekoratave, por edhe me përcaktimet ligjore për dhënien e tyre. E nëse kjo tek shtetasit e huaj nuk ka ndonjë impakt, tek shtetasit shqiptarë duket shpesh e qëllimshme, për t’I lejuar ata të përfitojnë nga masa e pensionit të posaçëm apo benefiteve të tjera të njohura nga ligji.

Duke u rikthyer tek çështja e medaljeve, me ligj, Presidenti është kompetent për akordimin e 12 titujve, urdhërave e dekoratave të ndryshme. Konkretisht, Presidenti akordon me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, dekoratën “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, dekoratën “Nderi i Kombit”, dekoratën “Nënë Tereza”, dekoratën “E artë të Shqiponjës”, titullin “Pishtar i Demokracisë”, titullin “Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut”, titullin “Kalorës i urdhërit të flamurit”, titujt “Martir i Demokracisë”, “Mjeshtër i Madh”, “Naim Frashëri”, “Për Merita të veçanta civile” dhe “Për Shërbime Ushtarake”.

Në faqen e Presidencës, vetem ne vitin aktual janë me dhjetëra rastet që bëhen publike dekorimet për secilën nga kategoritë e mësipërme, e këto janë vetëm disa prej rasteve të përzgjedhura për t’u publikuar.

Numri i vërtetë i të dekoruarve në vitin 2019 është i pamundur të verifikohet, pa një kërkesë zyrtare për informim për interes publik në Presidencë.

Në pritje të një reagimi zyrtar, investigimi i “Lexo.al” ngre në dukje një shqetësim tjetër. Ligji për ISSHP, njeh të drejtën e personave të dekoruar për të përfituar pensione të posaçme, që miratohen me VKM dhe që përgjithësisht fillojnë në 500 mijë lekë të vjetra mujore e më shumë. https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/ligji_Sigurimet_shoqerore_dhe_Shendetsore_ne_RSH.pdf

Shumë nga personat e dekoruar meritojnë absolutisht titullin e akorduar. Por, në dhjetëra apo qindra raste të tjera, ekziston dyshimi që persona pa asnjë meritë të spikatur përfitojnë tituj me qëllimin e vetëm për të përfituar financiarisht. E nëse kjo është e vërtetë, fatura që taksapaguesit përballojnë çdo vit për pensionet e posaçme klienteliste avitet në miliona dollarë në vit./Lexo.al

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close