LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Investimet e huaja, qeveria firmos marrëveshje me Kanadanë

Investimet e huaja, qeveria firmos marrëveshje me Kanadanë

TIRANE-Qeveria shqiptare dhe ajo kanadeze kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit  për rritjen e investimeve mes dy vendeve.

Ed Fast, ministër i Tregtisë Ndërkombëtare, njoftoi sot se Kanadaja dhe Shqipëria kanë finalizuar negociatat mbi promovimin e investimeve të huaja dhe të marrëveshjes së mbrojtjes ( FIPA ) .

Ministri Fast e bëri të ditur këtë lajm në pritjen e organizuar në Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë në Otavë.

“Unë jam i kënaqur për të njoftuar sot se Kanadaja ka përfunduar një traktat të rëndësishëm të investimeve me Shqipërinë, që do të ndihmojë të sigurojë mjedisin e biznesit më të sigurt për kompanitë kanadeze në kërkim të mundësive të reja në Shqipëri”, tha ministri, duke nënvizuar se “kjo marrëveshje është provë e mëtejshme e planit më ambicioz në historinë e kombit tonë, që vazhdon të prodhojë rezultate për punëtorët, investitorët, bizneset dhe eksportuesit me qëllim zgjerimin e tregtisë”.

Një FIPA është një traktat i projektuar për të promovuar dhe mbrojtur investimet kanadeze jashtë vendit me anë të dispozitave ligjore të detyrueshme dhe për të nxitur investimet e huaja në Kanada. Duke siguruar mbrojtje më të madhe kundër praktikave diskriminuese dhe arbitrare dhe duke përmirësuar parashikueshmërinë e kuadrit të politikës së një tregu, një FIPA i jep bizneseve besim më të madh për të investuar .

Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Shqipërinë do të lehtësojë flukset e investimeve mes dy vendeve, duke kontribuar për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në të dy vendet. Ekonomia në rritje e Shqipërisë mban potencial për kompanitë kanadeze, veçanërisht në sektorët e burimeve, energjisë dhe atë hekurudhor.

Loading...