LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Ish funksionar i PD-së akuza Bashës: Je gënjeshtar, servil, pa moral dhe humbës që kudo të kanë…

Ish funksionar i PD-së akuza Bashës: Je gënjeshtar, servil, pa moral dhe humbës që kudo të kanë…

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri sulmon ashpër kreun e PD Lulzim Basha, duke e cilësuar një gënjeshtar, servil, pa moral dhe humbës funksional.

Në një postim në rrjetin social, Kulluri shprehet se Basha ka ngritur një karrierë të pamerituar, prapa të cilës, fshihet një maskarallëk i madh.

Statusi i plotë i Kullurit:

Ne politike ajo qe ka rendesi ne fund te fundit, eshte perceptimi! Dhe natyrisht rezultati! Kur perceptohesh si genjeshtar nuk ke moral dhe s’ngjall besim!

Kur s’ke rezultat, perceprohesh si humbes! Kur keto perceptime vetem sa shtohen, je i pashprese!

Dhe kur je i pashprese mban ne pushtet ate qe eshte! Te tjerat jane fjale kot qe i merr era! Por ti ben perjashtim!

Ti mendon se do permbysesh kete realitet sepse rrethohesh nga njerez qe te ndjekin verberisht prej urrejtjes ndaj kundershtarit ose prej konformizmit dhe servilizmit!

Ata aty kane qene, jane dhe do jene. Por keta nuk e sjellin ne pushtet opoziten.

Thjeshte te duhen per te qendruar ne krye te nje projekti qe s’ka me asnje arkitekture, themele dhe mure.

Cdo termet sado i vogel te rrezon nga nje kat deri sa te katandiset godina ne nje pirg tullash. Por ti rri se vete je mire!

Nuk beson ne asgje, nuk ke asnje ideal dhe as ke ndermend te besh ndonje gje ne kete vend! Te kane marre gjithe jeten per dore sa ne shkolle, ne pune dhe ne politike.

Por kjo e fundit eshte mision. Kerkon inteligjence, kurajo dhe vetepermbajtje.

Ty te mungon e para pasi deshtove ne 2017, kurajoja ne 2019 dhe vetepermbajtja kur kembengul ne nje gje qe nuk e ben dot.

Sic thosh Balzaku “pas nje karriere te pamerituar, fshihet nje maskarallek i madh”! Ti je vecse produkt dhe jo prodhues.

Je per te ardhur keq se si te shajne, tallin dhe marrin neperkembe dhe vazhdon prape ne rrugen tende nga deshtimi ne deshtim! S’ke faj! Kaq di, kaq ben!

Ato te thone e ato thua! Se kush s’ka me pike rendesie!

Rendesi ka qe e le opoziten dhe Shqiperine ne dore te nje marri!

Loading...
More in Blog
“Çdo hajdut në burgun 313 thotë: Çfarë ka Meta më shumë se ne që të zgjidhet president i Shqipërisë”

Close