LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Ish-gjenerali serb, Mlladiç: Haga, gjykatë satanike

Ish-gjenerali serb, Mlladiç: Haga, gjykatë satanike

BOSNJE – Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç e ka cilësuar Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi si “gjykatë satanike”.

Deklaratën e ka bërë sot kur ka dhënë dëshminë si dëshmirtar mbrojtës në gjykimin e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhic.

“Nuk e njoh këtë Tribunal të Hagës, është krijim i NATO-s. Nuk është tribunal i drejtësisë, por është tribunal satanik, i cili na sjell në gjykim ne, serbët, sepse mbrojmë popullin tonë nga ju”, ka thënë Mlladic.

Ai do të pyetet për gjenocidin në Srebrenicë dhe varsjet e civilëve në Sarajevë.

Tribunali i Hagës ka ngarkuar Mlladicin dhe Karaxhicin me akuzat për krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Bosnjë.

Loading...
More in Rajoni
Greqi, sërish tërmet 4.6 ballë në ishullin Kefalonia

Close