LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ish të përndjekurit/ Lista e re me trashëgimtarët përfitues për këstin e tretë

Ish të përndjekurit/ Lista e re me trashëgimtarët përfitues për këstin e tretë

Ministria e Financave ka publikuar listën e re me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.

Ky afat për personat, të cilët kanë emrat në listë, është deri në datën 5 shkurt 2020. Dokumentet që kërkohen sipas ligjit janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; certifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar (certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Samiti i Ohrit, zbardhet axhenda e kryeministrit Rama

Close