LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . ISIS kërcënon se do vras Atin e Shenjtë gjatë vizitës në Tiranë

ISIS kërcënon se do vras Atin e Shenjtë gjatë vizitës në Tiranë

Ambasadori i Irakut në Selinë e Shenjtë Habeeb Al Sadr ka paralajmëruar se ISIS dëshiron ta vrasë Papën gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Përfaqësuesi diplomatik irakian në Vatikan ka thënë se jeta e Papës është në rrezik nga një bandë kriminelësh gjatë vizitave të tij në Shqipëri dhe Turqi, shkruan gazeta britanike The Telegraph. Korrespondenti i kësaj gazete në Romë ka shkruar se Vatikani është paralajmëruar se jeta e Papës është në rrezik pikërisht nga ekstremistët islamikë të ISIS në Shqipërinë me shumicë myslimane, gjatë vikendit të ardhshëm.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë gazetës britanike.

ISIS planifikon ta vrasë Papën, thotë ambasadori i Irakut në Vatikan

Ambasadori irakian në Vatikan, Habeeb Al Sadr, paralajmëron se Papës i rrezikohet jeta nga ‘banda e kriminelëve të ISIS’it’. Ai paralajmëron se Papa mund të jetë cak i sulmeve të ISIS’it gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe Turqi.

Papa Françesku është në rrezik për tentim vrasjeje nga ekstremistët Islamikë të ISIS’it, gjatë vizitës së tij të parë bërë vendeve me shumicë myslimane.

Këto paralajmërime i ka bërë ambasadori irakian në Vatikan, tani kur po bëhen përgatitjet e fundit për vizitën e Papës 77 vjeçar në Shqipëri, e pastaj në Turqi.

Sipas ambasadorit irakian, jeta e Papës mund të jetë në rrezik edhe në kohën kur ai të udhëtojë për në Turqi, në nëntor.

Xhihadistët e ISIS’it, së fundmi kanë paralajmëruar se synojnë ta shtojnë kontrollin e tyre edhe në qytetin e Romës, që është edhe zemra e të krishterëve të perëndimit.

Al Sadr ka bërë me dije se bëhet fjalë për një kërcënim shumë serioz që i kanoset papës, i cili së fundmi ka lavdëruar aksionet e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin e bombardimeve ndaj ISIS’it.

“Ajo që është shpallur nga shteti islamik i vetë-deklaruar, është e qartë – Ata duan që ta vrasin Papën. Kërcënimet ndaj Papës janë të besueshme,” ka thënë ambasadori irakian Al Sadr, për të përditshmen italiane, La Nazione, këtë të martë.

“Mendoj se ka mundësi që ata të provojnë ta vrasin Papën gjatë ndonjë udhëtimi të tij por edhe në Romë. ISIS’i ka edhe anëtarë jo arabë, si kanadezë, frengë, britanikë e edhe italianë. Ata mund të angazhojnë dikë nga këto vende për të kryer çfarëdo sulmi terrorist në Evropë”, ka thënë Al Sadr.

Amabasadori ka thënë se Papa e ka bërë veten target të tyre, duke folur për shkeljen e të drejtave të të krishterëve në Siri dhe Irak, si dhe për arsye se ka përshëndetur sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër kësaj organizate.

“Unë këmbëngul të ndalet tmerri atje. Nuk them bombardoni, as bëni luftë, por ndalini”, ka thënë Papa.

Ambasadoti, i cili tash e katër vite është në Romë ka thënë: “ Kjo bandë e kriminelëve tashmë ka shkatërruar dhe demoluar ndër vendet më të shenjta të Shiitëve në Irak. Ata i janë drejtuar edhe vendeve të shenjta të Jezidive dhe Krishterëve. Ata kanë deklaruar se kushdo që nuk është me ta, është kundër tyre. Të konvertohen ose do të vriten. Edhe po e bëjnë këtë – ky është gjenocid.”

Ndërkaq Vatikani ka deklaruar se nuk do të ndërmerren masa sigurie shtesë për mbrojtjen e Papës, sepse nuk ka informata kredibile për kërcënime ndaj tij, si dhe kanë bërë të qartë se agjenda e Papës për vizitën e tij në Shqipëri nuk do të ndryshojë.

“Nuk ka rrezik, ose kërcënime specifike që do të ndikonin në ndryshimin e mënyrës së organizimit të udhëtimit”, ka thënë atë Federiko Lombardi, zëdhënës i Vatikanit.

Gjatë udhëtimit të Papës në kryeqytetin shqiptar, të dielën, ai do të festojë Meshën në sheshin kryesor të qytetit dhe do të shëtisë përreth me automjetin e tij të hapur, siç bën zakonisht, ka thënë Atë Lombardi.

Papa nuk ka dashur të ketë asnjë pengesë midis tij dhe njerëzve që do ta presin.

Edhe përkundër dyshimeve se xhihadistët e kthyer në Shqipëri mund të jenë duke përgatitur sulme, Vatikani nuk do të ndërmarrë masa sigurie shtesë.

“Autoritetet e sigurisë së Vatikanit janë “rehat” para vizitës”, ka thënë Rev Lombardi.

Udhëtimi në Shqipëri ka për qëllim festimin e rilindjes së krishterimit, pasi besimi fetar u shtyp nën sundimin komunist të Enver Hoxhës, dhe për të demonstruar se si katolikë, ortodoksë dhe myslimanë jetojnë në harmoni në vendin më tre milionë njerëz, shkruan The Telegraph.

Diktatori Enver Hoxhaj, shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë në vitin 1967 dhe lejoi persekutimin e katolikëve.

Udhëtimi i Papës në Turqi, që do të përfshijë veprimtari në Ankara dhe Stamboll, pritet të zhvillohet më 29 Nëntor dhe 30.

Loading...