LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Itali, bllokohen 25 mijë kg vaj ulliri i dëmshëm me destinacion Shqipërinë

Itali, bllokohen 25 mijë kg vaj ulliri i dëmshëm me destinacion Shqipërinë

Një sasi rreth 25 mijë kg vaj ulliri ekstra i prodhuar në vendet në Bashkimit Europian dhe që kishte destinacion Shqipërinë është sekuestruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm, në Portin e Barit nga forcat e Guardia di Finanza.

Mediat italiane shkruajnë se pas vlerësimeve teknike, rezultoi që vaji i ullirit ekstra kishte cilësinë shumë me e ulët se ato të kërkuara me ligj.

Sasia e vajit të ashtuquajtur i ‘ullirit ekstra’, është konfiskuar ndërkohë janë ndaluar edhe dy persona të kompanisë, përkatësish të prodhimit dhe të marketingut.

Ata do të gjykohen nga organet gjyqësore për “mashtrim komercial” dhe “gënjeshtër ideologjike”. Selia qendrore e tregtimit të vajit ishte në Bari të Italisë.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Policia italiane arreston 2 shqiptarë, transportonin 52 kg kokainë të pastër
Close