LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Itali, nudo për një show në diskotekë, policia bllokon shfaqjen

Itali, nudo për një show në diskotekë, policia bllokon shfaqjen

Gjashtë persona janë shoqëruar në polici pasi janë identifikuar si pjesë e një performance nudo në brendësi të një diskoteke në Riccione, Itali.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes ‘Memorabilia’ që është zhvilluar të shtunën me një spektakël që parashikonte nudo artistike. Policia ka identifikuar edhe organizatorët dhe një titullar të lokalit, duke shprehur se bëhet fjalë për akte të turpshme në publik.

Luigi De Angelis, një eksponent i shoqërisë teatrale Fanny&Alexander të Ravenës, që ka vënë pjesën në skenë, ka shpjeguar se kjo performancë ishte në nder të Marina Abramovic. ‘Për të hyrë në lokal duhej të kaloje nëpëmjet tre-kabinave në brendësi të të cilave dukeshin vetëm 3 këmbët nudo të çifteve. Që ky ishte një spektakël absolut aktual, kjo nuk kishte asnjë dyshim dhe që në vitin 2014 mund të kishte një censurë të tillë në këtë mënyrë, kjo na bën të reflektojmë shumë për vendin në të cilin jetojmë’-thanë

Loading...
More in Bota
Ukrainë, lëshohet urdhërarrest për ish-presidentin Yanukovich

Close