LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Itali, pranga për drogë ish përkthyesit shqiptar të ambasadës

Itali, pranga për drogë ish përkthyesit shqiptar të ambasadës

Disa shqiptarë në Itali janë arrestuar me drogë, ndërsa sekuestrime hashashi ka pasur edhe në kufijtë shqiptarë.

Ish-përkthyesi i ambasadës italiane para 5 vitesh, me “master shqiptar” në shpërndarjen e drogës, u arrestua dje në Itali, pasi Gjykata e Peskarës e kishte dënuar në mungesë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bënë të ditur dje se parmbrëmë në orët e vona, oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Bardhë, në kufi me Francën, ndalën për kontroll Orgest Xhelalin, 43-vjeçarin shqiptar, për të cilin ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokurori Publik në Gjykatën e Peskarës, për trafik droge.

Xhelali ndodhej në një makinë me targa shqiptare në shoqëri të 2 shqiptarëve të tjerë. Nga verifikimi në data baze dhe krahasimi i shenjave të gishtërinjve rezultoi se 43-vjeçari ishte përfshirë në ngjarje të dhunshme si grabitje, rrahje dhe drogë, por kishte përdorur emra të rremë. Madje për një falsifikim identiteti, prokurori i Pratos kërkoi arrestin e tij në 2009-ën, pak pasi mbërriti në Itali, i sapoliruar nga burgjet e Tiranës, ku vuante dënimin për drogë, që për çudi kish zgjatur pak muaj. Ai u prangos në fund të 2008-ës me 40 doza heroinë, bashkë me një 26-vjeçar, teksa drogën e shpërndante afër një gjimnazi, pasi e blinte në Maqedoni. Gjatë kontrollit fizik Orgesit i’u gjetën euro, lekë dhe franga zvicerane që vlenin 30 mijë euro.

Dy shqiptarët e tjerë s’kishin probleme të mëparshme ligjore, përveçse xhepat e tyre ishin plot me para. Edhe një goditje në bishtin e “Gjarprit”. Kështu e koduan karabinierët operacionin që shkatërroi bandën e marokienëve që trafikonin kokainë, ndërsa një prej “bishtave të gjarprit” ishte 30-vjeçari shqiptar Edmond Venari, që duket se furnizohej me shumicë prej tyre dhe e shpërndante me pakicë. Operacioni u zhvillua në Albenga, ku shqiptari u kap me gjysmë kg kokainë dhe 15 mijë euro. As për Krishtlindje s’ndaloi puna e karabinierëve të Romës, të cilët e koduan operacionin “Droga e Ballkani”, gjatë të cilit u prangosën 3 shqiptarë me 15 kg marijuanë. U sekuestruan mbi 10 kg kokainë, një pistoletë “Beretta”, etj.

Një konfiskim marihuane është bërë në portin e Barit nga Guardia di Finanza dhe nga droga do ishin fituar të paktën 130 mijë euro. Në pranga ra një 26-vjeçar shqiptar që sapo kishte zbritur nga një “Mercedes Class A” që zbarkoi nga një traget që vinte nga Durrësi. Në një aksion tjetër, D.J, shqiptari 20 vjeç u arrestua me 5 kg marijuanë në Ostia të Italisë, pas një kontrolli të gjatë nga policia. Policia i sekuestroi një pistoletë të kalibrit 7,65 me 33 fishekë dhe 4.600 euro. Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është konfiskuar 18 kilogram drogë marijuanë në një makinë me targa gjermane që drejtohej nga një shtetas italian. S.K pranoi se drogën e kishte siguruar në Shqipëri e synonte ta transportonte në Gjermani.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Në gjendje të rëndë ish-piloti F1 Michael Schumacher

Close