LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Itali, trafiku i plehrave ndalohet Cerroni “mbreti” i mbeturinave

Itali, trafiku i plehrave ndalohet Cerroni “mbreti” i mbeturinave

ROMË – Trafiku i mbeturinave ka çuar në pranga nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 7 persona në Itali, mes të cilëve edhe avokatin Manlio Cerroni dhe ish-presidentin e rajonit të Lacios, Bruno Landi. Siç shkruan media italiane, avokati Cerroni është në arrest shtëpie.

Hetimi ndaj tyre është bërë nga NEO, (qendra operative ekologjike). Cerroni cilësohet në Itali si “mbreti” i mbeturinave.

Avokati Manlio Cerroni është pronari i Malagrotta-s, në Romë që njihet se vendi më i madh i grumbullimit dhe shkatërrimit të mbeturinave.

Sipas policisë, shtatë të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, trafik të mbeturinave dhe mashtrime. Gjithçka ka nisur pas denoncimeve të bëra  për tenderat e pastrimit të rajonit të Lacios në Romë.

Sipas Il Messaggero, të arrestuarit janë, Luca Fegatelli, deri në 2010 në krye të Drejtorisë rajonale të Energjisë, menaxheri Francesco Rando, sipërmarrësi, Piero Giovi, Raniero De Filippis, ish-drejtor i rajonit të Lazios, e Pino Sicignano, drejtor i zonës së Albano Laziale.

Gjatë arrestimeve mësohet se, janë bërë edhe sekuestrime të shumta të të mirave materiale në shumën prej 18 milioni eurosh.

Të shtatë personat e arrestuar, janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të lëshuar nga gjykata e Romës, e kërkuar nga prokuroria. Veç akuzës së trafikut të mbeturinave, të hetuarit janë të akuzuar edhe për thyerje të rregullave të kontrollit të administratës publike dhe mashtrim.

Discarica di Malagrotta - Conferenza stampa di Manlio Cerroni

Loading...
More in Aktualitet, Bota, Kryesore
Mjekim i pakujdesshëm, bluzat e bardha i bombardojnë pacientët me barna
Close