LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Italia “kopjon” Shqipërinë, përfshin në buxhet “Çekun e bebes” dhe “Rilindjen Urbane”

Italia “kopjon” Shqipërinë, përfshin në buxhet “Çekun e bebes” dhe “Rilindjen Urbane”

Italia ka nisur diskutimet për buxhetin e saj të vitit 2020. Qeveria italiane në projektbuxhetin e saj të miratuar dy javë më parë, ka adoptuar edhe disa projekte të vëna në zbatim me sukses nga qeveria shqiptare.

Dy nga projektet më të suksesshme të qeverisë shqiptare si “Bonusi i bebes” dhe projekti i Rilindjes Urbane, janë përfshirë në projektbuxhet nga shteti italian për t’u aplikuar në politikën e tij buxhetore.

Sikurse edhe Shqipëria, Italia me fondin e Rilindjes Urbane, ka po të njëjtin qëllim, “rritjen e cilësisë së jetesës, nëpërmjet investimeve në qytete”.

Edhe çeku i bebes është një tjetër pikë me interes i përfshirë në projektbuxhetin e Italisë. Sikurse shihet në pr.buxhet, shteti italian ka reflektuar të njëjtin model sikurse edhe qeveria shqiptare, por me një ndryshim thelbësor.

Italia parashikon një rritje me 29% për fëmijën e dytë, ndërsa në Shqipëri kjo rritje është me 50%.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Dialogu me Serbinë, Cakaj: Me rëndësi krijimi i një platforme të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Close