LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . Izet Haxhia: Miku kroat i Berishës dhe Bukoshit solli në Shqipëri atentatorët e Kiro Gligorovit

Izet Haxhia: Miku kroat i Berishës dhe Bukoshit solli në Shqipëri atentatorët e Kiro Gligorovit

Çfarë prisni nga Berisha veç terrorit kur në ‘97 ftonte në Shqiperi terroristë ndërkombëtarë, ata që i kishin vënë bombën Kiro Gligorovit presidentit të Maqedonisë, për të vendosur bomba në rrethet e jugut e sidomos ne Vlorë, por pasi nuk gjetën mbështetjen time logjistike u detyruan të largoheshin pa kryer misionin. Ndoshta nuk i kujtohet Berishës kush ja solli, por po ja kujtoj une:- I ka sjellë Tomë Berisha, një mik personal i Saliut nga Kroacia dhe mik i Bujar Bukoshit…”

Pohimi shokues vjen në pjesën e dytë të intervistës në DITA, me ish-njeriun e afërt të Berishës, Izet Haxhia.

Kiro Grigorov, presidenti i parë i Maqedonisë u tentua të vritej në 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 në rrugën para hotelit “Bristol”, në Shkup.

Atentati ndaj Gligorovit 1995

Atentati ndaj Gligorovit 1995

Sulmi është kryer me automjet-bombë kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëvizte nga rezidenca e tij në vendin e punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në një automjet “Citroen” ishin fshehur 20 kilogramë eksploziv, i cili u aktivizua me telekomandë kur automjeti i Gligorovit ka lëvizur drejt ndërtesës së Kuvendit. Gligorov mbeti i plagosur rëndë në kokë. Humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski dhe një kalimtar i rastit. U plagos truproja e Gligorovit dhe dy kalimtarë të tjerë. Kiro Gligorov ka vdekur më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94- vjeçare, ndërsa për autorët e atentatit ende debatohet sa herë vjen tetori.

Haxhia flet edhe për një grup që stërvitej në Dajt për përdorimin e eksplozivëve në akte terrori dhe që u dërgua në Vlorë nën drejtimin e Sokol Mulosmanit.

Loading...
More in Qytetari Digjital
Çmimi i nështetësive evropiane

Close