LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Ja ç’duhet të dini: Virusi i frikshëm mbërrin në Europë

Ja ç’duhet të dini: Virusi i frikshëm mbërrin në Europë

Virusi Zika, një infeksion alarmues dhe shqetësues, ka mbërritur në Europë.

Sipas Mirror, janë të paktën tre raste të dokumentuara në Britani.

Megjithëse virusi nuk përhapet dot në Britani, shqetësimi është i madh.

Sipas BBC, virusi ka lidhje me faktin që mijëra bebe po lindin me tru të pazhvilluar.

Për herë të parë virusi u identifikua në Uganda në vitin 1947 dhe ka pasur disa shpërthime të vogla.

Por në maj të vitit 2015 u raportua në Brazil dhe tashmë flitet për një epidemi pasi virusi është përhapur në Kolumbi, Guatemala, Honduras, Haiti, Meksikë, Porto Riko, Venezuelë, etj.

Instuti i Shëndetit në SHBA tha se ky është një shpërthim i frikshëm.

Por si përhapet?

Përmes mushkonjave Aedes Aegypti, që gjenden nëpër Amerikat.

Mushkonjat pinë gjakun e të infektuarit dhe e përhapin tek njerëzit që pickojnë.

Dhe, ndryshe nga mushkonjat që përhapin malarien, ato janë aktive gjatë ditës.

Sa i rrezikshëm është?

Vdekjet nga virusi janë të rralla. Vetëm një në pesë të prekur shfaq simptoma si temperaturë jo shumë e lartë, skuqje sysh, dhimbje koke, skuqje lëkure, etj.

Nuk ka vaksinë dhe as trajtim mjekësor.

Pacientët këshillohen të konsumojnë shumë lëngje.

Por ky nuk ëshët shqetësimi.

Problemi më i madh është ndikimi tek bebet që po zhvillohen në mitër.

Këto bebe kanë shanse të mëdha të preken nga mikrocefalia.

Mikrocefalia ndodh kur bebet lindin me kokë të vogël dhe tru të pazhvilluar mirë.

Fëmijët me mikrocefali kanë zhvillim të vonuar.

Brazili ka pasur më pak se 150 raste me mikrocefali gjatë vitit 2014, por që nga tetori janë regjistruar mbi 4 mijë raste.

Lidhja me virusin Zika nuk është konfirmuar plotësisht, por disa bebe që kanë vdekur, e kishin virusin në kokë dhe nuk ka shpjegim tjetër për këtë shpërthim të mikrocefalisë përveç këtij virusi.

Loading...
More in Shendeti
Gjilpëra shpëton kur të keni pësuar sulm në tru

Close