LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Ja çfarë duhet të keni në spital kur të bëheni nënë (Foto)

Ja çfarë duhet të keni në spital kur të bëheni nënë (Foto)

Pak para se t`ju afrohet data e lindjes është mirë të bëni gati një qatë me gjërat që do t’ju duhen gjatë qëndrimit tuaj në spital:

Për nënën:
Shapka për spital
Këmisha të natës me vrima për të ushqyerit e foshnjës me gji
Të brendshme një përdorimshe dhe të brendshme pambuku,
Letër higjenike,
Letra të thata dhe të lagëta
Peshqir
Aksesorë tualeti (sapun të lëngët për duar, shampo, furçë dhe pastë dhëmbësh, locion trupi, krehër, deodorant dhe pasqyrë)
Qese plastike (për rrobat e pista, etj.)
Veshje të rehatshme për dalje nga spitali.
Gjithashtu, merrni me vete të gjitha dokumentet e nevojshme (karten e identitetit,kartën shëndetësore, kartelën e shtatzënisë). Gjëja e rëndësishme është që të merrni mjaft ujë dhe lëngje. Telefonin dhe kamerën nuk do të ishte keq që të keni vete, si dhe ndonjë libër. Dhe, më e rëndësishmja : mos harroni të buzëqeshni !

Për foshnjën:
3 bluza të brendshme për bebe– 3 kapela,
pelena,
facoleta të lagështa
mbajtëse për fëmijë apo jastëk dhe batanije
Mbani mend ,materniteti është vendi ku është më mirë të vijmë me më shumë gjëra, se sa të na mungojë diçka.

Loading...
More in Shendeti
Ja çfarë tregon pulsimi i pavullnetshëm i qepallave të syve

Close