LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Ja cilët janë 7 nxitësit e migrenës që ju nuk i dinit!

Ja cilët janë 7 nxitësit e migrenës që ju nuk i dinit!

Të identifikosh faktorët që e shkaktojnë migrenën është një hap i rëndësishëm për të parandaluar sulmet e ardhshme. Gjithashtu migrena ndryshon nga një person tek tjetri. Këtu po paraqesim disa nga shkaktarët të cilët mund t’i keni neglizhuar.

Moti

Moti mund të jetë një faktor i madh për ata të cilët vuajnë nga migrena. Uljet e temperaturës, temperaturat e larta dhe lagështia e lartë e ajrit ndikojnë në shkaktimin e migrenës. Shumë pacientë e kanë vënë re se gjatë ndryshimeve të motit kanë dhimbje koke dhe për këtë duhet të marrin masa parandaluese.

Gjatë fundjavës

Disa persona që vuajnë nga migrena kanë dhimbje koke të shpeshta ose te rregullta në fundjavë dhe gjatë festave. Kjo mund të ndodhë për shkak se ju gjatë javës, jeni nën një stres shumë të madh. Në fundjavë ose gjate festave, kur ju e lironi këtë stres dhe kjo gjë shkakton dhimbje koke. Kjo është e njohur si një dhembje koke zhgënjyese.

Ekziston një teori, ku sipas disa ekspertëve dhimbja e kokës në fundjavë mund të jetë për shkak të ndryshimeve në dietë, ose ndryshimin e orarit të gjumit.

Gjumi i tepërt

Shumë te sëmurë kanë dhimbje koke gjatë pushimeve. Gjumi i tepërt mund t` ju shkaktoje dhimbje koke. Të sëmuret me migrenë kronike duhet të bëjnë një orar të rregullt të gjumit, madje edhe në fundjavë.

Tërheqja nga kafeina

Sipas studimeve, marrja  filxhanë e gjysmë kafe në ditë nga njerëzit, të cilët vuajnë nga dhimbja e kokës,  ndikon negativisht. Dhimbja e kokës ndodh disa orë pas konsumit te kafeinës dhe kjo është për shkak të tërheqjes nga kafeina.

Mungesa e magnezit 

Stresi emocional dhe ai fizik së bashku mund të shkaktojnë shterim te magnezit. Humbja e magnezit nga ana tjetër mund të shkaktojë dhimbje koke.. Bisedoni me mjekun tuaj rreth testimit të nivelit të magnezit.

Ndjeshmëria ndaj glutenit

Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj glutenit (proteinë e përbërë e cila gjendet te prodhimet e grurit, thekrës dhe elbit). Ju mund të jeni të ndjeshëm glutenit, e cila e ndikon organizmin negativisht. Mënyra me thjeshtë për të parë nëse ju jeni të ndjeshëm ndaj glutenit është që për dy javë të mos i konsumoni prodhimet me gluten. Në qoftë se ju ndiheni më mirë, atëherë kjo është përgjigjja juaj, ju duhet të shmangni të gjithë glutenin, sepse edhe një sasi shumë e vogël e glutenit mund të shkaktojë një dhimbje koke.

Hypoglikemia reaktive

Sasitë e tepërta të karbohidrateve të thjeshta, si sheqeri i bardhë dhe brumërat, mund të shkaktojë dhimbje koke. Kur ju hani karbohidrate të thjeshta, sheqeri juaj rritet në gjak. Pastaj, trupi juaj prodhon insulinë shtesë për të zbërthyer sheqerin, mirëpo insulina nga ana tjetër bën që niveli i sheqerit në gjak të bjerë në mënyrë dramatike. Kjo ngritje dhe ulje në sheqerin e gjakut mund t’iu shkaktojë dhimbje koke.

Loading...