LAJMI I FUNDIT
Home . Qytetari Digjital . Ja përralla e fundit e plakut “Mere”, për stadiumin e Olsit, Edit dhe “Stadiumin e Kombit”

Ja përralla e fundit e plakut “Mere”, për stadiumin e Olsit, Edit dhe “Stadiumin e Kombit”

Pak ditë më parë u prezantua projekti i stadiumit të ri të futbollit, që do të mbajë emrin “Arena Kombëtare. Pas prezantimit të projektit ka plasur një debat në lidhje me funksionin dhe për një kullë që përmban projekti. debatin e bëjnë banda vulhumburish e karrike humburish që as nuk e kanë iden se për çfarë flasin por mjafto të nxjerrin vrerë. Një nga këto është dhe ky “damllaja”, Plaku Mere  që të shkrin me përralla. Përmes një postimi në facebook, shprehet se kjo kullë do të ndërtohet për interes të vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama. Ja sa bukur e tregon historin e fantazuar:

“Të dashur miq, këto ditë, Edvin Kristaq Rama njoftoi shqiptarët për mega aferën e tij të fundit të korrupsionit vëllazëror, Kullën e Olsit (pra të veten) dhe Arenën Kombëtare të Korrupsionit.

Kështu, në një koncesion korruptiv, ku në garë mori pjesë vetëm një kompani, pasi të tjerat nuk ishin në Shqipëri por kishin shkuar në Zimbabve, Edi Rama njoftoi, gjithnjë krenarisht, vjedhjen e tij më të fundit. Ai njoftoi ndërtimin e “Arenës Kombëtare”, investim 50 milion euro, vepër e një arkitekti italian të dënuar për korrupsion nga drejtësia Italiane pra i zgjedhur me kriterin baze rryshfetmarrjen, thuhet i peshkuar nga Bolino!

Arena Kombëtare e Korrupsionit përveç stadiumit me 22 mijë vende, mjediseve normale për lojtarët dhe hapësirave të tjera tregtare, ka si mballomë kullën 25 katëshe Olsi Rama, që do ndërtohet e tëra pa asnjë investim të Edit apo Olsit, por në shpërblim të koncesionit të stadiumit, për të cilin Rama tha se shteti nuk do harxhojë asnjë qindarkë. Në të vërtet, Rama dhe i vëllai, nuk do të shpenzojnë për kullën asnjë qindarkë kurse për stadiumin Federata Ndërkombëtare e Futbollit i ka dhënë shtetit shqiptar 10 milionë euro. Federata Shqiptare e Futbollit, institucion po i shtetit shqiptar, do të japë 5 milionë euro, vet qeveria shqiptare ka dhënë 10 milionë euro para të taksapagueseve, pra fiks 25 milionë aq sa kushton stadiumi, jo më 22, por me 30 mijë vende. Por të dashur miq, kjo është një mega vjedhje patriotike sepse do të quhet Arena Kombëtare dhe se po bëhet për ekipin kuq e zi, pra edhe në këtë rast kombëtar, dhe së treti, përsëri kombëtar sepse Olsi për dy maj rresht ishte dronmeni i Beogradit!” e mbyll plaku i ronitur përrallin.

Hajde mos qesh më këtë fytyrë  zi, që shtynë ditët e numruar, që i kanë mbetur, duke gënjyer, mashtruar dhe trilluar përralla, por jo për fëminjë, por me helm, për ata që e hanë e që kanë vjedhur dhe ngrën boll me të. Mendonim se e kishe harruar termin “vjedhjen patriotike”, por harrum se ti nuk i harron  320 milion dollarë e tuaja dhe të Lulit të  vjedhjes patriotike, për rrugën patriotike të kombit. S’bëhet qameti se do vjedhin dhe këta ndonjë dhjetëshe. As këtu nuk jua lejon o hajdut me çizme, që bëmat dhe gjëmat e tuaja nuk kanë të mbaruara. Vetëm vjedhja e “Stadiumit të Kombit” Durrës-Prishtinë na kushtojë, sa 10 stadiume sikur mos të ndërtoheshin fare.

Loading...
More in Qytetari Digjital
Armatosuni për vetëmbrojtje! Po sikur Berisha të ketë pak të drejtë?

Close