LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Ja përse nuk duhet të lahemi shpesh?

Ja përse nuk duhet të lahemi shpesh?

Shumë prej nesh nuk e imagjinojnë të dalin nga shtëpia pa e bërë një dush.

Por duket se kjo ‘pastërti’ mund të na sëmurë.

Sipas Mirror, ekspertët sugjerojnë se larja dhe shpëlarjet e vazhdueshme mund të na heqin disa vajra esencialë, që shpëtojnë lëkurën tonë.

Pra, shumë larje mund të shkaktojnë probleme të lëkurës, që janë irrituese dhe të dhimbshme.

Një studim i vitit të shkuar zbuloi se katër nga pesë femra nuk bëjnë dush çdo ditë, ndërkohë që një e treta thonë se mund të shkojnë edhe tre ditë pa u larë.

Sipas profesorit Stephen Shumack, president i Kolegjit Australiano-aziatik të Dermatologjisë, ju duhet të laheni kur keni nevojë.

“Këto 50 ose 60 vitet e fundit është fiksuar ideja se dushi i përditshëm duhet të jetë një zakon”.

“Presioni është më shumë social sesa një nevojë aktuale. Është bërë populore për shkak të nevojës sociale që të biem erë të mirë. Por vetëm gjendrat në ije dhe në sqetulla prodhojnë erën e trupit. Ato nuk janë në gjithë trupin”.

Flokët që lahen shpesh mund të përfundojnë të dëmtuara, por edhe lëkura ka të njëjtin problem.

“Mbilarja shkakton deyndyrëzim të lëkurës- heqjen e vajrave natyrorë që trupi i prodhon për të mbrojtur qelizat e lëkurës”.

“Kjo mund të shkaktojë dëme, duke e bërë lëkurën më të depërtueshme për bakteret dhe viruset, më të thatë, më të fishkur dhe mund të sjellë edhe ekzema”.

Loading...