LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ja pse vendimi i gjykatëses së “klanit gështenja” për Bashkinë e Durrësit, Margjeka me shkollë nate, është nul dhe qesharak

Ja pse vendimi i gjykatëses së “klanit gështenja” për Bashkinë e Durrësit, Margjeka me shkollë nate, është nul dhe qesharak

Vendimi i gjyqtares kamikaze të gjykatëas së Durrësit Mimoza Margjeka, e cila nuk i dha vërtetimin e mandatit Valbona Sakos, ishte vërtet qesharak. Mandati i të zgjedhurve vendorë jepet nga KQZ ashtu si dhe mandati i deputetit. Por në legjislacion ekziston një detyrim ligjor për vërtetimin e faktit të konkurimit dhe të dhëna tjera teknike duke përfshirë dhe enmrat e konkuruesve dhe disa element të tjerë.

Por kurrësesi nuk mundet një gjykatë civile apo administrative të shprehet për ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe deri në çmenduri të vendosi për mos dhënie mandati, gjë që nuk e ka kjo kamikazja Margjeka por KQZ. Për rastin e paprecedent ka reaguar dhe Taulant Balla: Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.
Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme. Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close