LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ja si i’a vodhën 300 mijë euro grabitësit e maskuar si policë: Kontroll, ke strehu të burgosurin! (Video)

Ja si i’a vodhën 300 mijë euro grabitësit e maskuar si policë: Kontroll, ke strehu të burgosurin! (Video)

Në orët e mbrëmjes së kaluar tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot dhe kanë grabitur një shumë me vlerë 300 mijë euro.

Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si punonjës policie ata kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Në një prononcim për Fax News e zonja e shtëpisë tregon edhe momentin e grabitjes.

“Erdhën të tre dhe më thanë ku e ke djalin. Unë po bëja një byrek. Më thanë jemi nga policia, ka dalë djali prej burgu dhe e ke fut djalin këtu, më tha mua. Ku e ke strehu me than mua. Ku ke armë thonin se ka djali armë. Se di sa lek me ka marr, se dija sa lek kanë qenë i herë. Mori goca policinë. Ata kishin qenë duke vjedh. Çkanë hek me sharru kasafortën, zhurmë e madhe. Edhe plaçket e nuses i kanë marrë.”- u shpreh e zonja e shtëpisë.

Ndërkohë që sipas të zotit të shtëpisë Taf Shabanit vlera e lekëve të vjedhura është 300 milionë.

“Kanë marë 300 e ca mijë euro. I kam pas vënë kalamajt në emigracion në Itali.”- u shpreh Taf Shabani.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Berisha dhe ushtarët e tij shtojnë presionet ndaj Bashës: Thirrje për revolta e kaos për të “rrëzuar” qeverinë

Close