LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Ja tradhtitë më të bujshme të VIP-ave përgjatë 2013

Ja tradhtitë më të bujshme të VIP-ave përgjatë 2013

Viti 2013 ishte një vit i mbushur me “tradhti” në mesin e çifteve të fashmëm. Faqja e takimeve jashtëmartesore Ashleymadison.com, ka bërë një klasifikim të lidhjeve apo tradhtive të cifteve gjatë këtij viti, të atyre që janë ndarë por dhe të atyre, që janë sërish bashkë. Sipas këtij portali edhe ato më seksi dhe “të këqija” nuk janë imune ndaj tradhtisë.
Elle MacPherson, Kylie Minogue, Shakira deri tek Miley Cirus janë disa prej divave që “ia kanë dredhur” partnerët në vitin që lamë pas. Ndër më të pabesët qëndron në kategorinë e futbollistëve, Cristiano Ronaldo, i cili ka preferuar, qoftë edhe për një natë shoqërinë e Andressa Urach, në vend të suopermodeles ruse, Irina Shayk. Po ashtu “tradhtar” është dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili sipas mediave holandeze ka një histori dashurie me Sylvie Meis, ish- e dashura e Rafa Van Der Vaart.
Gjithashtu në këtë listë është dhe Gerard Pique, i cili sipas thashethemeve tradhtoi të dashurën e tij, Shakira me modelen braziliane, Bar Refaeli. Kjo e fundit është parë shumë herë në festat brenda Barcelonës, po ashtu edhe në transfertat e saj. Lionel Messit iu rrezikua martesa e për shkak të disa fotografive, ku futbollisti shfaqet me një femër tjetër. Gjithastu po këtë vit përfundoi dhe dashuria e Kylie Minogue dhe Andrés Velencoso. Edhe Gwyneth Paltrow ka pasur probleme në cift, ku është thënë për një lidhje të saj me supermiliarderin, Jeff Soffer, i cili është martuar vetëm pak kohë më parë me ish-modelen, Elle MacPherson.

Loading...
More in Lifestyle
Irina Shayk, super seksi përpara objektivit

Close