LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Ja ushqimet që nuk duhet t’ia jepni fëmijës para moshës 3-vjeçare

Ja ushqimet që nuk duhet t’ia jepni fëmijës para moshës 3-vjeçare

Specialistët e ushqyerjes së të miturve këshillojnë që fëmijëve të mos u jepen këto ushqime përpara moshës 3-vjeçare.

Fruta deti: Mund të jenë të ndotura, sidomos në rast se vijnë nga zona afër porteve. Mund të shkaktojnë helmimin e fëmijëve e deri salmonelën.

Mish ose peshk krudo: Mund të përmbajnë baktere që shkaktojnë infeksione në aparatin tretës. Fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit, pasi nuk kanë ende një sistem natyral mbrojtjeje, tërësisht funksional.

Kafe ose pije të tjera që përmbajnë kafeinë: Kanë një efekt stimulues që nuk u bën mirë fëmijëve. Konsumimi i këtyre lëngjeve mund të shkaktojë pagjumësi dhe luhatje të humorit.

Pijet me sheqer: Favorizojnë obezitetin dhe nuk kanë asnjë benefit.

Të gjitha pijet alkoolike: Në fakt janë të ndaluara deri në moshën madhore, pasi shkaktojnë dëmtime të qelizave nervore dhe pengojnë rritjen.

Ushqimet që fëmijët duhet t’i konsumojnë në sasi të vogla deri në moshën 3-vjeçare janë:
Djathërat, si maskarpone apo gorgonzola, gjalpi, sallam, pançetë, proshutë, kripë, sheqer dhe ëmbëlsues.
Gjithashtu mundohuni të shmangni sa më shumë ushqimet në kuti, që përmbajnë konservantë dhe ngjyrues.
Mbani mend, alternativa e parë për fëmijët duhet të jetë ushqimi i freskët.

Loading...
More in Shendeti
Meshkuj, hiqini duart nga ai miku: A e dini sa herë duhet të masturboheni, si mashkull normal?

Close