Home . Aktualitet . Janullatos kritikon grekët: Pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj
janullatos2-1024x764

Janullatos kritikon grekët: Pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, dënon ashpër luftën në Siri, ndërsa ngre pikëpyetjet e tij se këtë luftë nuk e bëjnë sirianët por grupe të tjera që kanë interesa të caktuara.

Në një intervistë për televizionin grek ERT, Janullatos i përcakton militantët e ISIS si “persona të errët” ndërsa thekson se  “besimi fetar është një çështje shumë delikate, pasi mund të shërbejë për të shtrembëruar te vërtetat dhe për te nxitur luftëra.

“Si mund të vrasësh njerëz të pafajshëm e të thërrasësh “Zoti është i madh?”. Nuk ka luftë të drejtë, vetëm paqja është e drejtë, lufta është luftë”, tha kryepeshkopi.

Janullatos është ndalur edhe te kriza greke, duke kërkuar një autokritikë nga qytetarët grekë dhe jo të luajnë rolin e viktimës.

Ai thekson se “ata pinin kafe në kohën kur shqiptarët u mblidhnin ullinj”, duke e cilësuar këtë si një gabim që duhet korrigjuar.

Duke folur për krizën greke, Kryepeshkopi e përcaktoi ati si një cunami.

“Nuk e kishim llogaritur këtë dallgë të madhe”, përfundon Janullatos.
d.i./Shqiptarja.com

Mos humbisni:
bashas-kukes
Lulzim Basha kthehet në vendin e “krimit”, shkon në Kukës përmes Rrugës së Kombit gati jashtë funksionit, të cilës i “moli” 230 milionë euro

Close