LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Japim çadër me qira për dasma e protesta… në bazë të nevojave edhe për synetlliqe (Foto)

Japim çadër me qira për dasma e protesta… në bazë të nevojave edhe për synetlliqe (Foto)

Çadra e PD-­së që qëndroi para kryeministrisë për afro 90 ditë kundër qeverisë, është mbyllur mbrëmjen e djeshme pas marrëveshjes Rama­-Basha.

Ashtu siç nuk kanë munguar reagimet e kryeministrit gjatë gjithë kësaj kohe për çadrën, edhe sot Rama ka uruar shqiptarëve mëngjesin me një foto çadre.

Me anë të një statusi Rama siç duket ka ironizuar çadrën e PD­-së.

Mëngjesin e sotëm në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” ka nisur qarkullimi normal i automjeteve.

Postimi i Rames ne rrjetin social:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit.

Për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet #Punë #Mirëqenie

Loading...
More in Argetim
Pasuria turistike kombëtare vetëm dy orë larg Tiranës nga Shëngjergji në Martanesh (Foto)

Close