LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari analizon mbrojten e Presidentit dhe jep dhjetë porosi urgjente

Jari analizon mbrojten e Presidentit dhe jep dhjetë porosi urgjente

Pas zhurmës që ka shkaktuar opinioni i Komisionit të Venecias, Jari ka studiuar me vëmendje mbrojtjen e presidentit përballë konstatimit të shkeljeve kushtetuese. Në përfundim, ai ka disa vërejtje serioze, që kanë ardhur ndoshta nga nxitimi dhe paniku i stafit të presidentit:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Disa nga veprimet e presidentit më duken të nxituara, pasi tregojnë se ai ndjehet i dënuar nga Komisioni i Venecias.

Për këtë, propozoj një sërë masash, të cilat duhet t’i vëmë në zbatim.

Së pari, të merren gjithë emrat e Komisionit të Venecias, ku i kanë familjarët, gratë, fëmijët, çfarë halle kanë, çfarë të metash kanë, dhe të depozitohen brenda dy ditësh në Presidencë.

Së dyti, të hapet fjalë që kemi një video për kryetarin e Komisionit të Venecias.

Së treti, të kërkohet shkarkimi i stafit të Parlamentit që ka nxjerrë dokumentin nën embargo deri datë 29 shtator.

Së katërti, t’i lihet kohë dhe qetësi Çim Pekës të shpikë një lajm, që atë ditë që të japin vendimin në Venecia, do ketë cunam dhe do përmbytet salla.

Së pesti, qytetari digital të nxjerrë të lidhur dy anëtarë Komisioni me kokainën e kapur në Portin e Durrësit.

Së gjashti, të analizohet thellë një intervistë e Mimi Kodhelit, e cila disa javë më parë, ka paralajmëruar që Venecia mund të kostatojë shkelje të Kushtetutës nga presidenti.

Kjo ka shumë rëndësi për të kuptuar se si ka blerë shumica Venecian, përmes femrave bjonde.

Së shtati, të gjenden fakte kompromentuese për Kol Ballën pas divorcit, fjala vjen, a ka qenë i mërzitur, a ka qenë i gëzuar, sa herë ka urinuar etj, ku ka urinuar, a ka shkuar me femra të tjera, e gjëra si këto, që tregojnë përgjegjësinë që ai ka kur kërkon dorëheqje të presidentit.

Së teti, të sqarohet nga Presidenca se mbiemri Blushi nuk është Ben Blushi, pasi dëgjojmë gjithandej që thonë se Ben Blushi qenka bërë budalla.

Së nënti, Tit Vasilit t’i shtohet një racion farash luledielli dhe t’i ulet një status në ditë, për të mirën e punës.

Së dhjeti, këshilltari Martin Henze duhet të botojë në “Bild” një skenë nga Ulsiu duke bërë shurrën në anë të rrugës, për të treguar se në dorë të kujt është presidenti.

I juaji, Jari!”

Loading...
More in Argetim
Jari thotë se jo rastësisht 85 për qind e shqiptarëve besuan lajmin e Qim Pekës

Close