LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari entuziast për ngjitjen e Metës në Korab

Jari entuziast për ngjitjen e Metës në Korab

Pas lajmit se Meta do të nisë ngjitjen në malin e Korabit, Jari mendoi të japë një mesazh optimist për opozitën:

“Të dashur demorkatë,

Jari ju sqaron!

Ngjitja e Metës në malin e Korabit, i cili është mali më i lartë i Shqipërisë, 2571 m, është një ngjarje që ka simbolikat e veta.

Së pari, kjo majë arrihet për herë të parë nga opozita dhe është një rekord që i mbetet asaj.

Pas kapjes së majës së pushtetit, që është dhe lartësia më e madhe historike e Shqipërisë, Meta me këtë gjest, po kap dhe lartësinë më të madhe gjeografike të saj.

Kjo mbetet për t’u shënuar.

Së dyti, në këtë aksion ai ka dhe mbështetjen e familjes Haradinaj nga Kosova, të cilët edhe pse janë në fushatë elektorale, besojnë shumë tek gjestet simbolike të Metës dhe mendojnë se po kapën majën e Korabit, do kapin dhe majën e pushtetit në Kosovë.

Së treti, udhëtimi mund të jetë një surprizë e veçantë për opozitën, pasi Meta do të verifikojë nëse mali më i lartë shqiptar është, ose jo, i rrezikuar nga tërmetet.

Duke qenë mal i krijuar nga shpërthime vullkanike para qindra milionë vjetësh, Meta do të verifikojë nëse Korabi është apo jo i rrezikuar nga ndonjë tërmet.

Fakti që ai do t’i ngjitet vetë deri në maj, tregon për sigurinë që ai ka se s’do të ketë tërmet sot dhe nesër.

Së katërti, do të ishte interesante nëse Meta gjatë rrugës takon një qen Sharri dhe bën ndonjë video me të.

Për shkak të peshës së madhe që ata kanë, ai nuk mund ta mbajë në prehër, por mund të sajojë ndonjë skenë përkëdhelëse.

Kjo do të jetë një simbolik e mire për Edi Ramën, pasi dihet që qentë e Sharrit janë qenë ilir dhe Meta del pasardhës i ilirëve, ndërsa Rama anon më shumë nga pellazgët.

Së pesti, shpresojmë që në majën e Korabit për nder të vizitës së Metës, Çim Peka të shkruajë parrullën “Rroftë 13 tetori” dhe kjo të skalitet në histori si data që do të shkatërrojë pushtetin e Rams.

Në pritje të përfundimit të vizitës, me shpresë se do ta ndihmojë opozitën.

I juaji, Jari!”

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close