LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari i shkruan Voltanës: Krijo Bashkinë paralele, si pionere e Parlamentit paralel

Jari i shkruan Voltanës: Krijo Bashkinë paralele, si pionere e Parlamentit paralel

Pas lajmit se Thesari i Shtetit i ka hequr firmën Voltanës, pasi i ka mbaruar mandati, Jari vendosi të sqarojë demokratët, se cili duhet të jetë hapi i radhës i PD:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Vendimi i qeverisë që t’i heqë firmën Voltanës, do të thotë që ajo nuk mund të drejtojë më Bashkinë e Shkodrës, pasi nuk ka më të drejtë firme për lekët.

Në këto kushte, ne duhet të marrim një vendim historic, që të hyjmë në histori.

Ne duhet të vetëfinancojmë Bashkinë e Shkodrës.

Se në fund të fundit, po nuk jemi të zotë të financojmë një Bashki, si mund të drejtojmë Shqipërinë.

Për këtë mendoj se Voltana duhet të shpallë Bashkinë e Shkodrës të pavarur nga Qeveria dhe ne t’i sigurojmë fonde simbolike, sa për zyrën e saj dhe disa drejtues politik.

Pjesa tjetër le të shkojë tek Bashkia e Edi Ramës

Gjesti është simbolik, sa për të krijuar idenë e pushtetit paralel dhe të rezistencës demokratike revolucionare.

Kështu, disa nga kompanitë e Kunatit mund të dorëzojnë donacione së paku për një vit, për 10 rroga, dhe qiranë e zyrës.

Po ashtu, do bëjmë thirrje për donacione nga populli, për të parë se sa mbështetet ideja e një Bashkie të pavarur, jashtë sistemit.

Nëse funksionon, atëhere ne mund të bëjmë zgjedhje të reja parlamentare vetëm, krijojmë dhe Parlamentin paralel dhe Qeveri paralele, dhe i japim fund këtij regjimi të narkotrafikut.

Por fillimisht këtë duhet ta eksperimentojmë në Shkodër dhe duhet të ketë sukes.

Ndaj ju bëj thirrje të mbështesim Bashkinë e pavarur të Voltanës dhe të krijojmë një shpresë të re për Shqipërinë.

I juaji, Jari!”

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close