LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari kërkon hetim se cila nga gratë e PD-së ka marrë “më sysh” Berluskonin

Jari kërkon hetim se cila nga gratë e PD-së ka marrë “më sysh” Berluskonin

Lajmet që vijnë nga Zagrebi nuk janë të mira.

Berluskoni pasi takoi pesë gra të PD me të cilat bëri dhe foto, pas disa orësh u rrëzua dhe për pak u dëmtua rendë, pasi kishte pafuqi dhe të vjella.

Dyshimi kryesor vjen nga takimi me gratë e PD.

Ndaj Jari vendosi ta ndajë këtë shqetësim me demokratët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Ajo që ka ndodhur me gratë e PD dhe Berluskonin në Zagreb është një fenomen që duhet të na shqetësojë së tepërmi.

Pas takimit me gratë dhe pasi doli në fotografi në krah të Vokshit, ai pati marrje mendsh dhe të vjella, dhe u rrëzua duke rrezikuar seriozisht shëndetin.

Kjo prodhoi lajm për gjithë mediat botërore, të cilat kanë dyshime se çfarë ka ndodhur mes grave tona dhe Berluskonit.

Natyrisht që nuk më shkon mendja tek më e keqja, por ndoshta dhe parfumi i zonjës Vokshi nuk ka qenë i duhuri, ose era e djersës mund ta ketë dëmtuar “Kavalierin”, i cili nuk është mësuar me aroma ballkanase.

Sidoqoftë ky lajm na dëmton shumë, se eklipson videon e seksit që presidenti ka ndërmend të nxjerrë për një ambasador të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri.

Pasi e ka parë me vëmendje videon, presidenti është në dilemë ta nxjerrë apo jo, pasi ka frikë se mos i rritet popullariteti asaj femres dhe ambasadorit, për shkak të performancës së lartë që kanë treguar, sipas Monës.

Por ndërsa opinioni është sy e vesh tek kjo video, kjo ngjarja e grave tona që kanë helmuar me aromën e tyre Berluskonin, është lajm i hidhur dhe eklipson gjithë këtë ngjarje që po mban zgjuar shqiptarët.

Ndaj mendoj se gratë e PD duhen vënë nën kontroll, se ato janë lehtësisht të përdorshme nga Edi Rama.

Ja dhe në këtë rast, dashje pa dashje ato i kanë shërbyer Edi Ramës.

Duke i uruar shërim të shpejtë “Kavalierit”, i japim fjalën se do centralizojmë performancën e grave tona, duke u imponuar higjenën dhe parfumet e duhura.

I juaji, Jari!”

Loading...
More in Argetim
MEMET/ Ilir Meta: Gati për të publikuar video-përgjimet me seks, montazhin po e bën Çim Peka dhe Tit Vasili

Close