LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari komenton dënimin e Tahirit dhe argumenton fajin e tij

Jari komenton dënimin e Tahirit dhe argumenton fajin e tij

Pas vendimit për dënimin e Saimir Tahirit për shpërdorim detyre, Jari vendosi të bëjë një zbërthim të gjatë të përgjegjësive të Saimir Tahirit, si ish- ministër i Brendshëm:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Po u flas si ish- ministër i Brendshëm dy herë gjatë qeverisë së PD dhe që jam krenar që i përkas epokës së Lazaratit në politikën shqiptare.

Kur u bëra ministër për herë të parë më 2007, Lazarati sa kishte filluar ringritjen e industrisë së Canabisit.

Në fillim nuk e dija si funksiononte dhe thirra drejtorin e Gjirokastrës.

E pyeta si funksionon kjo, nga keni marrë leje?

-Unë marr leje nga Dashua më tha, sa herë shkoj në Lazarat.

-Po unë nga duhet të marr leje, i pyeta?

-Po sipas rregullit duhet të marrësh nga shefi i madh, më thanë.

Ashtu bëra.

Shkova pyeta Doktorin, si do bëjmë me Lazaratin.

-Ata janë shpirtra të lirë, më tha. Ata na kanë sjellë demokracinë. Ata duhet ta shijojnë lirinë e tyre.

-Në rregull i thashë. Jari ju kupton.

Dhe vendosa dy postoblloqe policie në rrugën kombëtare, një para se të shkosh në Lazarat, e një kur del, që të mos i shqetësonte njeri në lirinë e tyre.

Gjatë dimrit nuk kishte trazira.

Në verë ishte pak problem me ujin, por ata ishin njerëz punëtorë dhe modifikonin makinat që mbushnin ujë.

Pastaj filluan të ndihmojnë blegtorët e zones, se u blinin shtrenjtë plehun.

Më tej akoma filuan të marrin fuqi punëtore nga gjithë jugu.

Në fund arritën të nxjerrin dhe mall cilësor.

Kur u ribëra ministër për herë të dytë, u interesova si po shkonin punët dhe më thanë që gjithçka është në rregull.

Ardhja e Saimir Tahirit në pushtet e shkatërroi këtë industri të rregullt, që nuk i prishte punë njeriu dhe që prodhonte mall me cilësi të lartë.

Hashashi u përhap në fshatra të tjera injorante, që nuk dinin si ta mbillnin, si ta përpunonin, si ta shisnin, dhe u bënë lëmsh brenda një viti e u ngeli malli nëpër shtëpi.

Dëmi që i shkaktoi ekonomisë kombëtare ishte i pashoq.

Prej atëhere, Shqipëria se ka marrë më veten dhe jugu është bërë keq e më keq.

Për këtë shpërdorim detyre, ky njeri duhej të dënohej 20 vjet burg, pasi si komunist, është armik i tregut të lirë, ka shkatërruar një industri të ngritur në këmbë dhe ka degraduar profesionin e hashashxhiut, duke bërë çdo bujk, hashashxhi.

Dënimi i tij i lehtë tregon se ka qenë strategji politike, ndaj ne duhet të luftojmë që ai të dënohet me çdo kusht.

Askush më mirë se mua nuk e di se si tolerohet hashashi, dhe si bëhet eficente ajo punë.

Ky mes të tjerash është dhe i paaftë.

I juaji, Jari!”

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close