Home . Aktualitet . Argetim . Jari njofton mbërritjen e Metës në majë të Korabit dhe jep këshilla për zbritjen

Jari njofton mbërritjen e Metës në majë të Korabit dhe jep këshilla për zbritjen

Më në fund Meta ka mbërritur në majë të Korabit. Bashkë me Bes Kallakun, ata kanë postuar një fotografi nga maja e Korabit. Jari i entuziasmuar për këtë arritje, vendosi t’i japë disa këshilla për zbritjen: “Të dashur demokratë, Jari ju sqaron! Pas procesit të vështirë të ngjitjes në majën e Korabit, tani për Metën fillon procesi i vështirë i zbritjes.

Në shumë raste zbritja është më e vështirë se ngjitja.

Kjo vjen nga disa arsye.

Gjatë ngjitjes njeriu është i motivuar se do kapë një majë, ndërsa gjatë zbritjes ai nuk ka më objektiva, pasi kthehet në vendin ku ishte.

Unë që kam qenë president, e di mirë se çfarë emocione ka ngjitja në majë të pushtetit dhe çfarë zhgënjimi është zbritja nga pushteti.

Pak a shumë kështu është dhe zbritja nga Korabi.

I bëj thirrje Metës të bëjë kujdes në zbritje, të sigurohet ku vë këmbën, pastaj të ngulë shkopin dhe të hedhë këmbën tjetër, pasi është shumë e pjerrët dhe mund të këpusë ndonjë tendinë.

Po ashtu, duhet ta marrë me zig- zage rrugën, që të mos e lëshojnë gjunjët.

Nuk duhet të lakmojë t’i bjerë shkurt, por të zgjedhë një rrugë më normale.

Nëse gjen ndonjë fshatar me gomar në ato anë, do ishte perfekte, pasi mund të vërë para gomarin dhe gomari ka aftësinë të gjejë rrugën më pak të pjerrët në mal.

Nuk duhet të sforcohet ta bëjë gjithë rrugën pa ndalim, por duhet të bëjë pushim gjatë rrugës.

Është mirë të ndalojë pak tek zona ku nxirret mermer dhe ta krahasojë me mermerin e Skraparit, për të parë mundësinë e bashkëpunimit.

Në fund, kur të arrijë në destinacion, duhet të bëjë disa ushtrime gjimnastikore për të ç’mpirë muskujt e kontraktuar nga zbritja.

Të gjithë specialistët thonë se zbritja ëshët dy herë më e vështirë se ngjitja.

Duke shpresuar se atë do ta ndihmojë përpjekja që po bëjnë për ta zbritur nga posti i presidentit, shpresoj që zbritja nga Korabi të kalojë pa problem.

I juaji, Jari!”

Loading...
More in Argetim
Jari entuziast për ngjitjen e Metës në Korab

Close