LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Jari përgëzon Metën për refuzimin 100 për 100 të zgjedhjeve

Jari përgëzon Metën për refuzimin 100 për 100 të zgjedhjeve

Sot ishte ditë zgjedhjesh dhe njerëzit duhet të shkonin të votonin. Por siç u pa nga të gjithë asnjë shqiptar nuk shkoi të votonte. Ndërkohë Presidenti Meta nuk e tërhoqi dekretin, dhe zgjedhjet zyrtare janë sot.

Pas kësaj Jari vendosi të sqarojë demokratët për këtë fitore të thellë të tyre:

“Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Pas fitores 85 për qind në zgjedhjet e 30 Qershorit më në fund kemi një fitore të pastër 100 për 100.

Sot asnjë zgjedhës nuk mori pjesë në votim, duke refuzuar fort qeverinë e drogës krimit dhe korrupsionit.

Sot Edvin Rama ka marrë një shuplakë të fortë nga shqiptarët, nga ata që refuzojnë të shkojnë të votojnë për të, edhe pse është ditë zyrtare zgjedhjesh.

Partia Demokratike ka meritë të thellë në këtë proces, pasi është partia e parë në Shqipëri, që ka shpikur fitoren përmes bojkotit. E provuam këtë më 30 Qershor dhe me shifrat tona kemi siguruar 85 për qind bojkot.

Sot u provua 100 për 100. Frymëzimi që PD i ka dhënë popullit shqiptar është i qartë dhe i shprehur sot me shifra.

Sot me PD nuk është bashkuar vetëm populli por dhe institucionet, KQZ, policia dhe gjithë administrata shtetërore, duke e lënë vetëm Edi Ramën. Sot është provuar se kur sovrani e ndan mendjen,atë nuk ka burrë ta tërheqë për hunde.

Këto janë zgjedhjet e dyta që refuzohen pas 30 Qershorit dhe janë një guri i ri kilometrik në arritjet e opozitës shqiptare për të përmbysur klikën e Edvin Ramës.

Sot përgëzoj me shpirt jo vetëm ata demokratë që qëndruan në shtëpi, por gjithë ata mbështetës të qeverisë që ju bashkuan idesë sonë të bojkotit.

Një falenderim i veçantë shkon për Tit Vasilin, Bes Kollakun dhe Çim Pekën që nuk deshën të thyejnë bojkotin pavarësisht dashurisë për Presidentin, por ju bashkuan popullit shqiptar.

Faleminderit të gjithëve!”

Loading...
More in Argetim
Monika habit SHBA-në: Vilën në Lalëz e kam në bashkëpronësi me mamin, të blerë nga dyqanet e pronës së babit… ne na ka hetuar Amerika e s’ka gjetur gjë”

Close